Citizens.al

Freedom House: Liria e shtypit në gjendjen më të keqe

Në të gjithë botën liria e shtypit është bërë më pak efektive. Bazuar në pikët e mbledhura nga “Freedom House” e cila është një organizatë e pavarur e përqëndruar tek liria dhe demokracia në të gjithë botën, gazetarët dhe media e pavarur është në pikën më të keqe në 13 vjet. Bazuar në Komitetin për të Mbrojtur Gazetarët, numri i gazetarëve të burgosur për punën e tyre është në nivelet më të larta që nga vitet 1990.

Ky përkeqësim ka ardhur nga të katër anët: Vladimir Putin e ka kontrolluar aq shumë median ruse, sa “Freedom House” e cilësoi median venezuliane si më të lirë. Presidenti i Nikaragua, Daniel Ortega dhe kryeministri joliberal i Hungarisë, Viktor Orban, gjithashtu kanë rregulluar taktika censuruese. Edhe pse Donald Trump e ka cilësuar vazhdimisht median e re si “armikun e popullit”, Amendamenti i Parë dhe gjykatat e pavarura, e kanë ndaluar atë që t’i materializjë këto shpërthime. Megjithatë, retorika e tij ka ndihmuar autoritetet në vende të tjera, të cilat kanë kaluar ligje për të ndaluar “fake news”, dhe shumë shpejt kanë persekutuar kundërshtarët politikë.

Freedom House sugjeron se një shtyp i lirë po kthehet në një luks të limituar në vendet perëndimore nordike dhe Evropa perëndimore mbetet mjaft e lirë pavarësisht disa tronditjeve të vogla.

Atje ku regjimet diktatoriale u përmbysën me dhunë, si në Afganistan dhe në Mianmar, media fitoi pavarësi, megjithëse ishin akoma larg nga standardet e vendeve të pasura. Tunizia u përmirësua me 30 pikë në renditjen e lirisë së shtypit, pasi ra me 100 pikë, pasi Pranvera Arabe rrëzoi nga pushteti Zine el-Abidine Ben Ali, presidentin e mëparshëm të përjetshëm.

Por Egjipti është përkeqësuar dramatikisht që kur ushtria rrëzoi nga pushteti qeverinë të drejtuar nga Mohamed Morsi, një anëtar i Vëllazërisë Myslimane, në vitin 2013 dhe u emërua Gjeneral Abdel-Fattah al-Sisi, si president pas grushtit të shtetit.

Amerika Jugore ka treguar të dhëna shqetësuese gjithashtu: “Freedom House” nuk e konsideron Ekuadorin dhe Venezuelën sikur kanë shtyp të lirë. Gjërat janë duke u përkeqësuar në shtete të mëdha si: Argjentina, Brazili dhe Kolumbia të cilat e gjejnë veten në limitin e ” jo të lira” në renditje.

Rasti i shtypit të lirë nuk bazohet vetëm tek principet klasike të lirisë por edhe tek të dhënat e rënda. Studimet nëpër shtete të ndryshme tregojnë se sa të forta dhe të rregullta janë lidhjet midis medias të pakontrolluar , demokracive jo të forta dhe korrupsionit të limituar. Kina, e cila ka një media pak të kontrolluar, dhe ndoshta skemën e censurës më të sofistikuar në botë, mendon se ka provuar që prosperiteti mund të arrihet pa një shtyp të lirë. Singapori ndan qendrime të ngjashme të autoriteteve. Kudo, politikanëve nuk ju pëlqen të kritikohen. Në një numër shqetësues të tyre, modeli i Kinës ose modeli i Singaporit, mund të jetë më atraktiv se sa qasja perëndimore e të toleruarit shtypin ngacmues ose shqetësues.

Në një kohë normale, Amerika do të kishte deklaruar burgosjen e gazetarëve dhe ndalimin e gazetave. Por pavarësisht preferencave të Z.Trump, pozicioni i kampionit të botës në shtypin e lirë është akoma vakant.

“Zoti President mirë se erdhe në tokën e shtypi të lirë”, ishin billbordet që mirëpritën Donald Trump dhe Vladimir Putin në Helsinki në fillim të korrikut, duke ju rikujtuar dy presidentëve se në çfarë shteti sapo kishin zbritur, Helsingin Sanomat, një gazetë finlandeze, përshkroi rrugën nga aeroporti me titujt e gazetave të sulmeve ndaj shtypit të dy presidentëve. Ishe një demonstrim se si në pak shtete të pasura Evropiane, gazetaria relativisht është e lirë.

Sipas Freedom House vetëm 13% e popullsisë së botës konsumon shtyp të lirë. Edhe në shtetet si Finlanda, pikët e vlerësimit për shtypin e lirë kanë rënë. Turqia, Rusia dhe vende të Europës Lindore si Hungaria dhe Polonia kanë parë rëniet më të mëdha në vlerësimin e lirisë së shtypit: se si politikanët ushtrojnë kontroll mbi transmetuesit publikë, kërcënojnë dhe dobësojnë organizatat e pavarura të lajmeve dhe financojnë media të tjera që janë më shumë miqësorë me ata.

Në një zonë më 4.5 bilion njerëz, vetëm në dy shtete, si Tajvani dhe Japonia, është konsideruar pasja e një shtypi të lirë. Afganistani, Nigeria dhe Ukraina qëndrojnë më lart se sa çdo vend aziatik jug-perëndimor, dhe gazetarët përballen me rrahje në mënyrë të rregullt, arrestime dhe censurë përmes kontinentit.

Turkmenistani dhe Korea e Veriut janë aq shumë armiqësorë ndaj gazetarëve, sa ata konsiderohen “vrima të zeza”, për lajmet, me transmetuesit shtetërorë që kontrollojnë se çfarë shikojnë njerëzit. Disa zhvillime të fundit duket se ofrojnë pak shpresë për ndryshim. Autoritetet e Koresë Veriore së fundmi kanë lejuar më shumë gazetarë të huaj për të mbuluar evente zyrtare. Ndërkohë që Turkmenistani ka adoptuar ligjin e parë i cili lejon kanale televizivë privatë. Qeveria e Koresë së Veriut ende ushtron kontroll mbi fluksin e informacionit brenda dhe jashtë vendit. Turkmenistani lejon vetëm stacionet televizive që promovojnë një imazh të mirë të vendit. Për qeveri të tilla autoritare, një shtyp i lirë është armik publik.

Nuk ka ndoshta asnjë rajon më armiqësor ndaj shtypit sesa Lindja e Mesme. Nga 20 vende të studiuara nga “Freedom House”, në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut, 16 janë klasifikuar si jo të lirë. Vetëm në Izrael ka diçka të përafërt me shtypin e lirë. Dy shtetet, Irani dhe Siria, janë midis 10 vendeve më shumë ndaluese ndaj lirisë së shtypit. Në shtetet monarkike të Gjirit si Arabia Saudite, Bahrejni dhe Katari, shkruesit kritikë ndaj qeverive shpesh burgosen ose ndalohen të shkruajnë.

Pranvera Arabe solli liri politike vetëm në disa shtete. Tunizia, ndoshta është rasti më i mirë. Pas një kryengritje popullore e cila rrëzoi Presidentin, mjedisi i shtypit është rregulluar ndjeshëm, megjithëse nuk është në nivelin e vendeve perëndimore. Libia dhe Egjipti patën disa momente të shkurtra lirie, pasi revolucionet përmbysën diktatorët Muamar Gadafi dhe Hosni Mubarak. Të dy shtetet që atëherë kanë pësuar rënie të konsiderueshme në lirinë e shtypit. Në Egjipt kjo ndodhi për shkak të grushtit të shtetit të Abdel-Fattah al-Sisi, ish-gjeneral i kthyer në president; në Libi faji qëndron në dhunën mes fraksioneve konkurruese.

Liria e shtypit në Amerikën Latine është një përrallë e dy vendeve. Kosta Rika qëndron si një bastion që respekton të drejtat e njeriut në një rajon të prishur nga dhuna dhe korrupsioni. Në anën tjetër të spektrit është Kuba, ku peizazhi mediatik dominohet nga familja Castro. Fushatat dhe dënimet me kërcënime janë kërcënime të zakonta për gazetarët, por aksesi në internet i ka dhënë ekspertëve të pavarur më shumë mundësi për t’u dëgjuar.

Një tjetër përjashtim është Xhamajka, që kalon vende të tilla si Gjermania, Britania dhe Amerika në aspektin e lirisë së shtypit. Por organizatat mediatike të Xhamajkës frikësohen se shtypja e mediave mund të zvarritet përmes një akti të ri për mbrojtjen e të dhënave. Projekt-ligji i propozuar do t’u jepte autoriteteve kompetenca të gjera për të mbrojtur të dhënat private të qytetarëve, të tilla si kërkimi i informacionit mbi bindjet politike, filozofike dhe fetare.

*Citizens Channel/ Burimi: The Economist/ F.S

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW