Pew Research Center, një qendër studimesh dhe kërkimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi ka sjellë një studim në lidhje me aktivizmin në epokën e medias sociale. Për publikun në të gjithë botën janë mjaft të njohur hashtagët: #BlackLivesMatter , #Me too dhe #MAGA
#BlackLivesMatter është një lëvizje ndërkombëtare që i ka pasur fillesat në komunitetin afro – amerikan. Është një fushatë kundër dhunës dhe sistemin racist ndaj njerëzve me ngjyrë. Kjo lëvizje filloi në vitin 2013 me përdorimin e hashtagut #BlackLivesMatter që do të thotë jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi. Për sa i përket strategjive apo taktikave që lëvizja përdori për tu përhapur, taktika kryesore ishte media sociale dhe hashtagu i përdorur i cili u shpall dhe fjala e vitit nga American Dialect Society. Ndërsa në vitin 2016 fraza #BlackLivesMatter u përdor në twitter mbi 30milion herë.
Ndërsa për sa i përket lëvizjes #MeToo e cila u përhap në mënyrë virale që në fillimet e saj, thelbi i saj ka të bëjë me ngacmimet seksuale. #MeToo filloi në tetor të vitit 2017 dhe u përhap me shpejtësi, nisi pak kohë pas akuzave për ngacmim dhe fyerje seksuale kundrejt producentit hollivudian Harvey Weinstein. Hashtagu i përdorur në 15 tetor 2017 gjatë ditës u përdor më shumë se 200.000 herë në median sociale, të nesërmen u përdor më shumë se 500.000 herë në twitter dhe brenda 24 orëve u përdor 4.7 milion herë në Facebook.
Edhe hashtagu #MAGA i përdorur nga Presidenti Donald J. Trump si slogan pati impakt shumë të gjerë në shoqërinë amerikane. #MAGA ose Make America Great Again do të thotë Bëni Amerikën Të Madhe Përsëri.
Në studimin e Qendrës në lidhje me këto përdorime dhe efektivistetin e tyre në median sociale thuhet se “Rritja e hashtag #BlackLivesMatter së bashku me të tjerë si #MeToo dhe #MAGA (Bëni Amerikën e Madhe përsëri) kanë shkaktuar një diskutim më të gjerë në lidhje me efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e përdorimit të mediave sociale për angazhimin politik dhe aktivizmin social. Për këtë qëllim, një sondazh i ri nga Qendra tregon se shumica e amerikanëve besojnë se këto vende janë shumë ose disi të rëndësishme për arritjen e një sërë objektivash politike, siç janë politikanët që t’i kushtojnë vëmendje çështjeve (69% e amerikanëve mendojnë se këto platforma janë e rëndësishme për këtë qëllim) ose krijimin e lëvizjeve të qëndrueshme për ndryshime shoqërore (67%).”
Për të lexuar studimin e plotë klikoni këtu.
Po në Shqipëri?
Rasti “Xhisiela”
Jo shumë kohë më parë opinioni publik shqiptar u trondit nga një ngjarje e cila implikoi politikën dhe shoqërinë. Bëhet fjalë për rastin e Xhisiela Malokut, e reja nga Fushë – Kruja e cila rreth 3 muaj më parë u dhunua nga ish i dashuri i saj, Rexhep Rrahja djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja. Menjëherë shoqëria civile, media dhe politika reagoi.
Në datën 1 tetor u zhvillua një protestë para Kryeministrisë e cila ishte paralajmëruar ditë më parë në rrjetin social Facebook. Slogani Lironi Xhisielën ishte kryefjalë e lajmërimit të protestës në rrjet. Gjithashtu po atë ditë, femrat shqiptare vendosën në shenjë solidarizimi një foto të zezë në profilet e tyre në Facebook për të treguar rëndësinë e gruas. Fotoja kishte përshkrimin: ” Female blackout against domestic abuse … Its a movement to show what the world might be like without women. Your profile photo should just be a black square for a day!” Që do të thotë se është një lëvizje për të treguar se si mund të jetë bota pa gruan.
Rasti i armëve kimike
Edhe pse nuk ka studime me shifra të sakta në lidhje me protestën e bërë nga qytetarët për të kundërshtuar ardhjen e armëve kimike në Shqipëri, ajo ngelet protesta më e madhe për sa i përket pjesëmarrjes dhe më e efektshmja. Protesta u iniciua nga shoqëria civile në rrjetin social Facebook dhe pati një rritje të përhapje të menjëhershme.
Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese ishte faqja në rrjetin social të Facebook e cila mblodhi gjithë shqiptarët dhe i nxorri në shesh dhe ishte kjo protestë që në një kohë shumë të shkurtër e detyroi qeverinë shqiptare të dëgjonte popullin. Në 15 nëntor 2013 edhe Edi Rama i tha JO armëve kimike në Shqipëri.
Rasti i Teatrit Kombëtar
Protesta për Teatrin Kombëtar e organizuar nga shoqëria civile, komuniteti i artistëve dhe nga qytetarë e intelektualë është ndoshta protesta më e gjatë dhe më e qëndrueshme që është bërë ndonjëherë. Që në fillimet e saj, rreth muajit janar protestuesit takoheshin çdo të hënë tek sheshi i tetarit për të protestuar kundër shembjes së tij. Njoftimet për këto takime jepeshin përmes rrjetit social Facebook.
Përdorimi i hashtagut #mbro teatrin është identifikues për Aleancën.
Rreth 3 muaj më parë kjo protestë u intensifikua, protestuesit mblidheshin përditë tek sheshi i teatrit. Çdo njoftim jepet në Facebook. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit quhet faqja zyrtare e organizatorëve të protestës. Aty publikohet çdo takim, çdo deklaratë për shtyp, çdo komunikim zyrtar që Aleanca bën me institicionet shqiptare dhe ndërkombëtare.
Këto dokumentacione shërbejnë shpeshherë edhe për tu aksesuar nga media. Gjithashtu faqja zyrtare bën një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook që në momentin kur protesta fillon dhe deri kur mbaron. Kjo mënyrë komunikimi e ka bërë marrëdhënien e Aleancës me qytetarët dhe me median shumë transparente.
Përdorimi i internetit në Shqipëri
Sipas statistikave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit përdorimi i internetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm cka ka zbutur edhe ndarjen dixhitale me vendet e Bashkimit Europian.
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit e rendit Shqipërinë në pozicion të lartë, përsa i përket përqindjes së popullsisë e cila ka akses në internet.
Vendi Përqindja e popullsisë
që ka akses në internet
Bosnja dhe Hercegovina 67.90%
Kroacia 66.75 %.
Shqipëria
60.10%
Greqia 59.87 %
Italia 58.46%
Mali i Zi 56.80%
Bullgaria 53.60%
Serbia 51.50%
Citizens Channel/F.S