Citizens.al

Kompania dëshiron të ushqejë 9 bilion njerëz me ushqim të krijuar nga ajri

Bërja e ushqimit nga ajri tingëllon si kulmi i një trillimi shkencor, por kjo është pikërisht ajo çfarë po bën “Ushqimet solare” (Solar Foods) kompania e frymëzuar nga NASA.

Kompania dëshiron të gjenerojë ushqim të mjaftueshëm nga ajri për të ushqyer planetin në një mënyrë që tejkalon sfidat e ndryshimeve klimatike dhe degradimin e mjedisit.

“Ushqimet Solare” menaxhojnë këtë aftësi të fizikës duke nxjerrë dioksid karboni nga atmosfera nëpërmjet përdorimit të një formë të teknologjisë së kapjes së karbonit. Ata pastaj shtojnë ujë, lëndë ushqyese, vitamina dhe energji elektrike të rinovueshme në CO2 për të shkaktuar fermentim që jep një substancë të pasura me proteina të quajtur “Solein”.

“Solein” fillon si një substancë pluhur, por sikurse mielli, ajo mund të shëndërrohet në numër artikujsh ushqimorë. Mund të përdoret gjithashtu për të forcuar ushqime të tjera, dhe alternativat e mishit me bazë bimore mund të përdorin “Solein” si një alternative të qëndrueshme mjedisore për produktet bujqësore.

Kompania planifikon të prodhojë 2 milion ushqime “Solein” çdo vit deri në vitin 2021, dhe më pas të rrisë burimin e prodhimit të proteinave ​​për 9 miliardë njerëz deri në vitin 2050, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Metoda e tyre është kosto-efektive dhe asnjanëse kundrejt karbonit. Ndërsa sistemi bujqësor global përbën një pjesë të madhe të emetimeve të gazrave serë, “Ushqimet Solare” (Solar Foods) bëjnë të kundërtën e lëshimit të CO2 në atmosferë – e largojnë atë.

“Solein” gjithashtu nuk mbështetet në variablat e ndryshueshme të bujqësisë, dhe nuk ‘gllabëron’ burimet natyrore siç bëjnë format tradicionale të prodhimit të ushqimit.

Ndryshe  nga disa prodhime që rriten vetëm në mjedise të zgjedhura, “Solein” mund të krijohet kudo në botë. Në vitet në vazhdim, qendrat e prodhimit të “Solein” mund të shfaqen në vendet që përballen me mungesa ushqimore, thatësira dhe katastrofa natyrore, duke mbrojtur në mënyrë efektive popullsinë nga pasiguria ushqimore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara së fundmi lëshoi një seri raportesh që përshkruajnë gjendjen e rëndë të prodhimit të ushqimit në nivel global. Teksa popullsia globale do rritet ne 10 bilion njerëz deri në vitin 2050 dhe ndryshimet klimatike do e  bëjnë një pjesë të madhe të botës të pa banueshme, vendeve do t’u kërkohet të transformojnë mënyrën se si ata prodhojnë ushqim në mënyrë që të shmangin nivelet e mëdha të urisë dhe shkatërrimi e shpejtuar të mjedisit.

Raporti i inkurajon njerëzit në mbarë botën të zvogëlojnë konsumin e mishit që të ndihmojnë planetin të rikuperohet nga shpyllëzimi i shfrenuar, degradimi i tokës dhe ndotja e ujit.

Për shkak se “Solein”  është kaq i lartë në proteina, ai mund të bëhet një alternative e vlefshme e mishit – duke pastruar ajrin, duke ushqyer njerëzit dhe potencialisht duke shëruar tokën gjatë procesit.

*Citizens Channel / Entenela Ndrevataj 

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW