Citizens.al

Arkitekti Denis Muça: “Kullat në Tiranë kompleks inferioriteti”

Denis Muça, një ndër arkitektët e rinj në kryeqytet i cili edhe pse ka vetëm tre vite që është diplomuar ka realizuar disa punime të veçanta, të cilat e shohin urbanistikën e Tiranës dhe jo vetëm me një sy tjetër. Një ngacmim momental apo edhe vetë informalizmi i kryeqytetit e ka inspiruar të krijojë ilustrime që mund të shërbejnë si pikënisje konceptesh arkitekturore.

“Individi pasi krijon karakterin e tij e reflekton atë në objekte që e personifikojnë, shoqëria me ndërtimet e saj pasqyron vetveten” kështu shprehet ai për të shpjeguar logjikën arkitekturore të një qyteti.

“Mjafton qendra dhe ti kupton historinë e qytetit, historinë e një populli. Pushtimet e Shqipërisë nga vende të ndryshme reflektohen shumë bukur edhe në arkitekturë. Kalon nga një logjikë otomane me mur rrethues, në një dizajn piacal, në tranzicion, së fundmi në kulla të larta. Personalisht këto kulla i cilësoj si kompleks inferioriteti, nuk mendoj se ekziston mundësia ekonomike te shqiptarët për të paguar zyra në kulla. Preferoj më tepër modelin i cili i zhvendos zyrat jashtë qytetit. Nuk mund të krijosh ndërtesa multifunksionale ndërkohë që nuk e di sa është nevoja e tregut”.

Përsa i përket gjallërisë në këndvështrimin artistik, Denisi ka rrëfyer se Tirana duket sikur ka shumë ngjyra por realisht nuk është se ka, është e zbehtë, ka nuance drejt ngjyrave të natës. Shembulli më i mirë është Pazari i ri ku tani duket sikur po i bien bojërat dhe po e humbet shkëlqimin.

“Tirana çdo ditë të ofron diçka ndryshe për shkak të informalizmit. Çdo turist është i entuziazmuar kur vjen këtu sepse sheh diçka që nuk i ofrohet askund. Ke shumë efekte surprize, sepse të del gjithshka jashtë planit”.

Duke iu referuar qyteteve që mbajnë peshë historike dhe rëndësisë së tyre arkitekturore ai shprehet:

“Jam habitur kur kam parë që në Durrës është ndërtuar një pallat aty ku është gjetur një rrënojë dymijë vjeçare, që tregonte një rrugë tregtare zejtare. Ndërkohë italianët që e kanë parë janë shprehur: Ajo që i mungonte Pompeit ne e gjetëm në Durrës dhe ju e shembët”.

Arkitektura më e bukur sipas Denisit ka qenë përpara këtij bumi teknologjik dhe renderizimi, përpara se shumë profesionistë të vareshin nga programe dhe shprehi grafike. Pikërisht ky fakt ka sjellë që vlera e ilustrimeve të tij të qëndroj te emocioni dhe mesazhi i përcjellë vizualisht në formë dhe ngjyrë.

Shpjegim i konkretizuar për disa nga ilustrimet më pikante të artistit:

  • Është një godinë e cila konkurron lartësinë e një objekti fetar, konkretisht të një kishe, e kam hasur rrugës si pamje, nga Tirana për në Shkodër. Objekti është më i lartë se kisha. Ndodh që katin e parë e lënë bosh, banojnë në katin e dytë, kjo thjesht për të fuqizuar objektin me anë të lartësisë.
Suvenir
  • Kam vendosur një lule sipër Piramidës për të simbolizuar një suvenir, ne e përdorim rëndomtë si zbukurim suvenirin sipër një objekti. Piramida është e pamundur të hiqet, mund të ishte përdorur shumë më mirë por Tirana si qytet identifikohet me Piramidën. Është shume e lehtë të krijosh një objekt për ti shfrytëzuar metrat katrorë por është shumë e vështirë që të prodhosh identitet, mirë ose keq.
  • Filozofia e fesë ka qenë që të promovonte artin, arkitekturën, momentalisht nuk po ndodh më. Po krijohen objekte të reja fetare, por thjesht si numër jo me rëndësi artistike. Kjo që po ndodh nuk është e bukur, duhet tja kujtojmë komunitetit qoftë edhe dhunshëm.
E turpshmja
  • Është një dhomë hoteli në të cilën është përdorur një gur i kaltër që vinte dikur nga Irani, një suva me punim dore, është konceptuar si një hapësirë pa teknologji. Është një mundësi për të reflektuar me vetveten, në një dhomë me disproporcion njerëzor.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *