Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se janë evidentuar 19 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total në 123. Harta e zonave të prekura është zgjeruar me rrethet e Beratit, Hasit dhe Lezhës, ndërkohë që pesë persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Koronavirusi është përhapur në këto zona:
- Në Tiranë: 72 persona, (një ka ndërruar jetë);
- Në Durrës: 8 persona, (një ka ndërruar jetë);
- Në Fier: 12 persona, (një ka ndërruar jetë);
- Në Lushnje: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
- Në Elbasan: 2 persona;
- Në Rrogozhinë: 2 persona;
- Në Kavajë: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
- Në Korçë: 9 persona;
- Në Vlorë: 4 persona;
- Në Has: 2 persona;
- Në Shkodër: 2 persona;
- Në Lezhë: 1 person;
- Në Berat: 1 person;
Në 24 orët e fundit ISHP ka realizuar 74 teste, duke arritur një total të personave të testuar prej 930. Numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 10, ndërkohë ata vijojnë karantinimin për 14 ditë sipas procedurës.
392,780 raste të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin:

*Citizens Channel /l.k./

Drejtor Ekzekutiv
Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës dhe një sërë trajnimesh mbi gazetarinë inovative dhe menaxhimin e medias në rajon, BE dhe SHBA. Veç eksperiencës 10-vjeçare si gazetar, kryeredaktor dhe producent i podcasteve dhe dokumentarëve, ai është angazhuar si konsulent dhe trajnues i metodave inovative të gazetarisë dhe edukimit mediatik me organizata vendase dhe ndërkombëtare si Thomson Foundation, IREX World, OSCE, EULEX dhe CRD . Prej vitit 2018 është drejtor ekzekutiv i Citizens.al ku udhëheq punën editoriale dhe strategjike të medias.