Kanë kaluar 29 ditë që nga konfirmimi zyrtar i rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri. Më 9 Mars 2020, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy personat e parë të diagnostikuar, kur deri në atë ditë ishin kryer 63 testime në total.
Me një mesatare prej rreth 13 rastesh të reja në ditë, numri i personave të prekur nga virusi ka arritur sot në 361, ndërkohë që shifrat zyrtare konfirmojnë një mesatare prej rreth 85 testimesh në ditë.
Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për një person pozitiv ndaj COVID-19 për çdo 7 testime të kryera.
Grafikë: Ditë pas dite, numri i testimeve, personave të prekur, të shëruarit dhe ata që kanë humbur jetën
Grafikë: Numri total i personave të prekur, të shëruarit dhe ata që kanë humbur jetën
Shpërndarja gjeografike e virusit është përhapur në 10 nga 12 qarqet e Shqipërisë me përjashtim të Dibrës dhe Gjirokastrës. Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana (174), e ndjekur nga Shkodra (38), Durrësi (36) dhe Fieri (25).
Harta e shpërndarjes së COVID-19 në Shqipëri:
1,237,420 të prekur në të gjithë globin:

Të dhënat nga databaza e Universitetit Johns Hopkins tregojnë për 1.237,420 të prekur nga COVID-19 deri më 5 prill (ora 19:00), në të gjithë globin dhe 67,260 kanë humbur jetën si edhe 252,944 janë shëruar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara (321,762) të ndjekur nga Spanja (130,759), Italia (124,632), Gjermania (97,351), Franca (90,863) dhe Kina (82,602).

Drejtor Ekzekutiv
Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës dhe një sërë trajnimesh mbi gazetarinë inovative dhe menaxhimin e medias në rajon, BE dhe SHBA. Veç eksperiencës 10-vjeçare si gazetar, kryeredaktor dhe producent i podcasteve dhe dokumentarëve, ai është angazhuar si konsulent dhe trajnues i metodave inovative të gazetarisë dhe edukimit mediatik me organizata vendase dhe ndërkombëtare si Thomson Foundation, IREX World, OSCE, EULEX dhe CRD . Prej vitit 2018 është drejtor ekzekutiv i Citizens.al ku udhëheq punën editoriale dhe strategjike të medias.