Citizens.al

Gjobat ndaj Ora News raportohen në platformën e lirisë së medias në Këshillin e Evropës

Gjobat dhe urdhëri i Inspektoratit Shëndetësor për mbylljen e televizionit Ora News janë kategorizuar nga Këshilli i Evropës (KE) si “veprime që cenojnë lirinë e medias”.

Raportimi vjen në Platformën e KE për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, ku burimi i kërcënimit i kategorizuar është shteti.

ÇFARE ESHTE PLATFORMA E SINJALIZIMEVE TE KE ?

Platforma e sinjalizimeve të KE-së është një hapësirë publike për të lehtësuar përpilimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi shqetësimet serioze në lidhje me lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo platformë synon të përmirësojë mbrojtjen e gazetarëve, të adresojë më mirë kërcënimet dhe dhunën ndaj profesionistëve të mediave dhe të nxisë reagimin brenda Këshillit të Evropës.

Raportimi i “ECMPF”, “Article 19” dhe”AEJ”, 3 organizata partnere të Këshillit të Europës për lirinë e medias, ngre një sërë shqetësimesh:

Më 14 maj 2020, Inspektorati Kombëtar i Shëndetit (ISHSH) gjobiti kanalin televiziv privat RTV Ora Neës 1,000,000 Leke shqiptare (afërsisht 8,000 €) për shkeljen e rregullave të distancimit shoqëror me pretendimin se drejtuesi dhe gazetari Artur Zheji kishte ftuar tre persona  në programin e të hënës në mbrëmje “360 °” , në vend të një të ftuari të lejuar sipas rregullave. Më 15 maj 2020 RTV-së iu njoftua një tjetër gjobë prej 1.000,000 Leke për të njëjtat arsye, pasi  gazetarja dhe drejtuesja e proramit “Tempora” Sonila Meco kishte dy të ftuar në emision. RTV ka 30 ditë kohë për të apeluar vendimet”. 

Përpos gjobave të vendosura ndaj dy emisioneve të mbremjes, u bë publik edhe vendimi për të mbyllur televizionit Ora. Sipas Komunikimit të Këshillit Europian thuhet se për shkak të situatës emergjente, autoritetet shëndetësore kanë marrë më shumë kompetenca.

“Përveç gjobave, ISHSH rekomandoi që transmetimet në RTV të pezullohen, rekomandim i refuzuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë (AMA) në një deklaratë të 15 majit 2020. Autoriteteve shëndetësore u janë dhënë kompetenca të zgjeruara nga legjislacioni i emergjencës, i cili është në fuqi deri më 23 qershor 2020. Organizatat për lirinë e mediave kanë kundërshtuar masat si një përpjekje për të kufizuar punën e një kanali televiziv, rezultati i të cilit ka treguar kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Në 20 maj 2020, me ankesë të paraqitur nga RTV Ora, ISHSH tërhoqi vendimet për gjobitje të RTV Ora, duke pasur parasysh që transmetuesi kishte korrigjuar çdo shkelje të rregullave”.

Gjobat e vendosura ndaj RTV ORA u shoqëruan me debate dhe reagime të organizmave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Këto veprime janë parë si shqetësuese për lirinë e medias dhe zërit kritik.

Lexo më shumë: https://bit.ly/2zDgpGp

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW