Citizens.al

Studim: Gjysma e grave në 57 shtete të botës nuk vendosin për trupin e tyre

Një raport i publikuar dje nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) pohon se gati gjysma e vajzave dhe grave të moshës 15-49 vjeç, në 57 vende të botës, nuk kanë fuqinë për bërë zgjedhje rreth kujdesit të shëndetit, kontracepsionin dhe përfshirjes në marrëdhënie seksuale.

Fuqia e gruas për të pasur kontroll mbi trupin e saj tregon sa kontroll ka ajo në sfera të tjera të jetës”, shkruhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Shumë shpesh, vendimet rreth autonomisë së gruas merren ose ndikohen nga individë të tjerë, siç mund të jenë partnerët, familja, shoqëria ose edhe në disa raste, qeveritë.

Katër faktorë kryesorë ndikojnë në mundësinë e vajzave dhe grave për të pasur akses në shërbimet shëndetësore, kontraceptivët dhe refuzimin e marrëdhënieve seksuale: Komuniteti, faktorët socio-ekonomikë, marrëdhëniet ndërpersonale dhe barrierat në shërbimet shëndetësore.

Roli i Komunitetit

Në bashkësi të caktuara, nocioni i autonomisë trupore mund të shihet si i papajtueshëm me normat dhe vlerat lokale”, shkruhet në studimin e nxjerrë nga OKB.

Në të njëjtën kohë, thekson studimi, normat e komunitetit shpesh mund t’i largojnë gratë nga diskutimi i çështjeve të shëndetit seksual dhe riprodhues me burra, duke e bërë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, për gratë për të negociuar marrëdhëniet seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe kujdesin e shëndetit riprodhues.

Vajzat adoleshente përballen me pengesa të mëtejshme për informacionin dhe shërbimet për shkak të normave që dekurajojnë aktivitetin seksual jashtë martese. Në të njëjtën kohë, normat në disa komunitete mund të lejojnë apo edhe inkurajojnë vajzat adoleshente të bëjnë seks transaksionar si një mënyrë për të mbështetur familjet e tyre ose për të mbuluar kostot e arsimimit të tyre. Ndërsa këto vajza vijnë zakonisht nga familje më të varfra, ato kanë pak fuqi për t’i thënë jo seksit.

Barriera në marrjen e kujdesit shëndetësor

Vendimet në lidhje me kontracepsionin dhe kujdesin shëndetësor riprodhues ndonjëherë pengohen nga distanca për në klinika dhe ambiente, veçanërisht në zonat rurale, informon studimi.

Pengesa të tjera përfshijnë: Mungesën e shërbimeve për adoleshentët dhe të rinjtë, shërbime me cilësi të dobët ose të menaxhuara keq, shërbime që janë të stafit nga ofrues gjykues dhe mungesa e privatësisë.

Në të kundërt, shërbimet që kanë orë të përshtatshme pune dhe punësojnë punonjës shëndetësorë që kanë qëndrime pozitive ndaj klientëve dhe respektojnë privatësinë e tyre, nënvijëzon studimi, ndihmojnë në fuqizimin e grave dhe vajzave adoleshente për të marrë vendime autonome.

Marrëdhëniet ndërpersonale

Marrëdhëniet dhe komunikimi me burrat ose partnerët, si dhe me anëtarët e familjes së gjerë ndikojnë në aftësinë e një gruaje për të marrë vendime autonome.

Burrat, si kryefamiljarë, shpesh mbajnë të gjithë fuqinë dhe marrin shumë nga vendimet, përfshirë ato që lidhen me çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, edhe pse këto çështje shpesh perceptohen si ‘çështje të grave’”, thotë studimi nga Kombet e Bashkuara.

Kushtet socio-ekonomike  

Niveli arsimor i një gruaje është faktor kryesor në përcaktimin e fuqisë që ajo ka për t’i thënë jo seksit të padëshiruar, vijëzon studimi.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë një serë komponentësh sjellin pengesa në të shprehurit kundër përfshirjes në marrëdhënie seksuale:

  • Tabutë rreth seksit dhe seksualitetit që përforcohen nga normat shoqërore
  • Sistemi patriarkal që vendosin dinamika të pabarabarta në marrëdhënie, ku dëshirat dhe kërkesat e burrave mbizotërojnë krahas atyre të grave.
  • Plotësimi i dëshirës së burrave në sferën seksuale për të marrë si shkëmbim liri në aspektin personal apo ekonomik.

Të dhënat e vitit 2018 për Shqipërinë tregojnë se vajzat me edukim të lartë kanë më shumë gjasë të refuzojnë përfshirjen në seks të padëshiruar (95%) krahas grave me edukim të ulët (më pak se 80%).

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *