Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Për Universitetin” i bën thirrje studentëve të refuzojnë tarifat për vitin akademik online

Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kërkojnë anulimin e tarifave studimore për këtë vit akademik. Kushtet e vështira të mësimit online, diskriminimi i vazhdueshëm ekonomik duke i detyruar të blejnë paketa interneti apo pajisje teknologjike janë disa nga arsyet që aktivistët nuk pranojnë të paguajnë tarifën vjetore.

“Në këtë vit shkollor nuk na është ofruar asgjë dhe në këmbim na kërkohen tarifa të larta. Mësimi online ka qenë jo produktiv dhe ka funksionuar vetëm formalisht”, thotë për Citizens Channel Klara Begolli, studente e vitit të tretë në universitetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Klara Begolli

Sipas aktivistëve qëllimi i tyre  ka qenë gjithmonë për anulim tarifash dhe arsim publik falas por këtë periudhë pandemie kërkesat janë intensifikuar më shumë.

Përpjekjet e studentëve për anulimin e tarifave janë të hershme, në qershor 2020 aktivistët dorëzuan një peticion me tetë mijë firma Ministrisë së Arsimit, ku gjatë grumbullimit përpara institucionit u proceduan penalisht katër organizatorët.

“Shumë studentëve i është kërkuar pagesa e tarifës duke pretenduar që nuk i lejohet të hyjnë në sezon provimesh, duke i penguar kështu në mbylljen e këtij viti akademik”, shprehet Begolli.

Emiliando Kita, student i fakultetit të Shkencave Sociale pohon për Citizens Channel se këtë vit ai nuk do ta shlyej tarifën për vitin akademik 2020 – 2021.

Emiliando Kita

“Një pjesë e studentëve kanë marrë dhe borxh për paisjet teknologjike dhe tani të na kërcënojnë se nuk na fusin në provime kjo bie në kundërshtim me kushtetutën, me nenin 57 që thotë se arsimi lartë kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie” citon Kita.

Aktivistët shprehen se tarifat janë vjedhje e hapur për sa kohë në Kosovë vitin e parë akademik e kanë falas, vitin e dytë pagesa është 25 euro semestri, për masterin paguajnë 200 euro ndërkohë tarifa e masterave në Shqipëri shkon deri në 1500 eruo.

“Nëse nuk paguajmë tarifën, universiteti nuk na jep në fund diplomat, në kuptimin e vlefshmërisë dhe së fundi kanë nxjerr një formë kërcënimi që nuk japin vërtetimin e studentit dhe listën e notave” shton Emiliando Kita.

Ai përfundon se nëse do të ketë raste që studentët nuk do të lejohen të hynë në provime për shkak të mos pagesës do të ketë organizime studentore.

Aktivistët theksojnë se organizimet këtë periudhë kanë qenë të vakta për shkak të pandemisë por menjëherë sapo studentët të rikthehen në aula, retorika e tyre do të jetë më e fuqishme.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *