Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Organizatat mjedisore nuk heqin dorë nga kërkesa për ndalimin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë

Në 30 vjetorin e krijimit të organizatës PPNEA (Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri), aktivistët mjedisorë përsëritën mesazhin për ruajtjen e Vjosë-Nartës ku është planifikuar ndërtimi i një aeroporti.

Vjosë-Narta, e ndodhur në Vlorë, ka një sipërfaqe prej 19.412,00 hektarësh. Ajo është listuar zonë e mbrojtur në vitin 2004.

Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada”, – thuhet në deklaratën e PPNEA-së.

Nëse lejojmë sot zhvillime infrastrukturore shkatërrimtare për natyrën të ndodhin në zona të mbrojtura, në të ardhmen do të kemi shumë më tepër të tilla”, – shkruhet më tej në deklaratë.

Organizatat mjedisore kërkojnë ndalimin e aeroportit në Vjosë – Nartë/ Foto: PPNEA

Çfarë po ndodh në Vjosë-Nartë?

Tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u hap në vitin 2019 dhe në muajin mars të këtij viti u shpall fituese e koncensionit një konsorcium mes “Mabetex Group” në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, kompanisë turke “Yda Group” dhe “2A Group sh.p.k”.

Ata pritet të ndërtojnë dhe ta mirëmbajnë për 35 vjet këtë aeroport, të pozicionuar në fshatin Akërni, pranë Lagunës së Nartës.

Projekti do të zërë vend brenda zonës me status “Peizazh i mbrojtur”, kategori e pestë, që strehon çdo vit mbi 10 mijë shpendë.

Kategoria “Peizazh i Mbrojtur”, bazuar në ligjin 81/2017, lejon ndërtime me anë të një lejeje të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT).

Sipas aktivistëve, ndërtimi i këtij aeroporti do të dëbonte dhe dëmtonte mijëra shpendë, përmes zhurmave të vazhdueshme të avionëve që ngrihen dhe ulen, ndërkohë që ekziston edhe rreziku i aksidenteve pasi shpendët shtegtarë mund të përplasen me avionët.

Përtej këtyre argumenteve, aktivistët ngrenë shqetësimin e rrezikimit të shumë shpendëve që janë të paktë në Evropë, ndërkohë që theksojnë se Vjosë-Narta është edhe destinacion pushimi për shpendët shtegtarë, që vijojnë rrugën e tyre deri në Afrikë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *