Citizens.al

Ekspozita “Përtej Materies” analizon publiken dhe trashëgiminë e Tiranës përmes artit 3D

Ekspozita e “Përtej Materies” sjell përmes multimedias tre vepra mbi ndryshimin e hapësirave publike në Tiranë. Artistja shqiptare Donika Çina, Hanna Hildebrand nga Italia dhe Alexander Walmsley nga Gjermania punuan përgjatë dy muajve në qendrën Tirana Art Lab. Tre veprat e prodhuara prej tyre mund të vizitohen nga qytetarët më 4 deri më 20 Nëntor në Bulevard Instituti i Artit dhe Medias.

Shtëpia e Bias në zonën e Myslym Shyrit është subjekti i veprës së Donika Çinës.

“Bija jo vetëm e mbajti shtëpinë e vetë në funksionin e saj primar të jetesës, por edhe zhvilloi një ritual të përditshëm të pastrimit, edhe lyerjes me të bardhë të fasadës”, thotë Donika për Citizens Channel.

Donika Çina

Ky konservim dhe restaurim i shtëpisë si kur ishte gjallë pronarja si dhe përsëritja e rutinës së saj të përditshme në një sërë performancash dhe ndërhyrjesh publike, është dokumentuar në mënyrë dixhitale si një kujtim virtual i qytetit.

“Ky moment i të reaguarit më thirri vëmendjen  dhe mu duk si një moment që ngre një pikëpyetje mbi vendimet tona, mbi shpejtësinë e ndryshimeve në qytet”, përfundoi ajo.

Momente nga instalacioni i Donika Çinës

Kapsulat Kohore të Tiranës nga Alexander Walmsley, janë një seri prej tre mjedisesh virtuale të përbërë nga skanime 3D dhe regjistrime audio, që veprojnë si kapsula kohore për tre lagje të ndryshme të Tiranës në vitin 2021. Zonat e zgjedhura, 21 Dhjetori, Kombinati Tekstil dhe një zonë në Parkun e Madh të Tiranës , secila mishëron aspekte të ndryshme të zhvillimit urban të qytetit.

Adela Demetja

“Brenda te ish-fabrikat e Kombinatit, ku sot jetojnë njerëz, ku ka ndërmarrje dhe punishte të vogla por e dimë që kjo zonë do të ndryshojë shumë shpejt, pra të gjitha godina do të prishen së shpejti”, analizon kuratorja Adela Demetja duke ju referuar veprës së Walmsley.

Hanna Hildebrand

Ndërsa Hanna Hildebrand ka menduar për rrjetet. Në një nga ditët e para në Tiranë, ajo vuri re në një kantier një armaturë çeliku në formën e rrjetës që dilte nga një bllok betoni i ngurtësuar; një strukturë abstrakte, racionale, boshe që dilte nga ajo që mund të konsiderohet materiali ynë më i përdorur pas ujit. E bazuar në këtë perceptim, në instalacionin e saj LWCE T1, Hildebrand eksploron rrjetin si një hapësirë midis ‘konkretes’, imagjinatës, ideales dhe kujtimeve.

“Ky instalacion përbëhet nga dy monitorë, i pari ka fragmente që i kam realizuar së fundmi, ndërsa monitori dytë ka fragmente nga Arkivi i Filmit të Tiranës”, tha Hanna për Citizens Channel.

Instalacion i Hanna Hildebrand

Ekspozita synon të përdorë teknologjinë për të memorizuar trashëgiminë.

“Kjo mendojmë ne është njëra nga mënyrat për të ruajtur të paktën diçka nga e shkuara dhe siç e thashë është një e parë subjektive e vetë artistit”, thekson kuratorja Demetja.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW