Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Zëra nga Vjosa” – Podkast nga Citizens Channel

Pas rezistencës prej gati një dekade për shpëtimin e lumit Vjosa nga hidrocentralet, qeveria shqiptare dhe kompania “Patagonia” firmosën më 13 Qershor një marrëveshje që premton fillimin e punës për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

“Çfarë është e rëndësishme është që në marrëveshje thuhet se do të punohet për Parkun Kombëtar sepse më përpara flitej vetëm për Parkun Natyror, edhe nuk është se kishte një angazhim konkret për Parkun Kombëtar; ndërsa në këtë marrëveshje thuhet se do të punohet për rrithen e kategorisë”, theskon Besjana Guri, nga organizata mjedisore EcoAlbania, për Citizens Channel.

Dëgjo podkastin e plotë

 

Guri shton se degët e Vjosës si Shushica dhe Bënça mbeten ende të rrezikuara, sidomos Shushica ku flitet ende për një kontratë aktive për katër hidrocentrale, çështje e cila po ndiqet edhe në rrugë gjyqësore aktualisht.

Besjana Guri, Eco Albania

“Në të gjithë basenin janë më shumë se 40 – 45 hidrocentrale të planifikuara, tetë janë vetëm në degën kryesore, në lumin vetë, të cilat janë plane dhe dy prej tyre kontrata koncesionare të konkretizuara siç ishte Poçemi dhe Kalivaçi”, analizon Guri.

Ajo përfundon se kontrata për hidrocentralin e Poçemit aktualisht është e anuluar ndërsa punimet për dy HEC-et e Kalivaçit nuk mund të vazhdojnë punimet dhe  tashmë i përkasin vetëm të shkuarës.

Gligor Dushi , Drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër, tregon për Citizens Channel se problematika kryesore me lumin e Vjosës ka qenë dhe mbetet hedhja e inerteve në lum.

“Ti japim vendin që i takon Vjosës në të gjithë sistemin ekologjik shqiptarë dhe Evropa”, pohoi Dushi.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Rama tha se me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar do të ndalohet ngritja e çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cenojë lumin e egër.

 Artistët në mbështetje të aktivistëve për Vjosën

“Njeriu nuk është pjesa jashtë natyrës, ne nuk mund ta shohim unë dhe natyra, ky koncept nuk ekziston më, natyra dhe njeriu janë një”, tha Gentian Doda për Citizens Channel në koncertin “Vjosa Forever”, i mbajtur në Tepelenë më 4 qershor.

Artistë të mirënjohur u bënë bashkë për t’ju bashkuar aktivistëve në betejën e tyre për të shpallur lumin e fundit të egër në Evropë Park Kombëtar.

“ Faktikisht ndjehem në shtëpi, kam ardhur këtu shumë shpesh në 10 vitet e fundit, kam qenë më shumë në Vjosë krahasuar me çdo lum tjetër”, tha ambientalisti gjerman dhe drejtori ekzekutiv i Euro Nature Ulrich Eichelmann.

Vlashent Sata gjate koncertit Vjosa Forever

Këngëtari Vlashent Sata shpjegon se është më e thjeshtë për artistët që ti japin zë kauzave, jo vetëm për Vjosën por për të gjitha problematikat.

Eksperienca është një gjë e përsëritur sepse kam qenë këtu pesë vite më përpara. Shpresoj që shumë shpejt Vjosa të shpallet Park Kombëtar, me të gjitha degët e saj”, përfundon ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *