Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pedagogët paralajmërojnë bojkot

Sot pedagogë, studentë dhe punonjës të universiteteve publike protestuan përpara Universitetit të Arteve. Kjo është hera e tretë që ata protestojnë për të kërkuar rritje të pagave.

“Fakti është që jemi vendi fundit në Evropë për pagën e pedagogut, por jo vetëm më poshtë se Kosova dhe Maqedonia, por edhe më poshtë se Bosnje Hercegovina dhe këto janë të dhëna që vijnë nga Komiteti Evropian“, pohoi pedagogu Ardian Isufi.

Me 5 Tetor Ministria e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se pagat e pedagogëve rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga universitetet.

“Ne nuk pajtohemi me këtë ofertë, sepse nuk kanë lekë universitetet“, kështu u shpreh kryetari i sindikatës së UT, Qazim Lataj në lidhje me propozimin e qeverisë për rritje të pagës së tyre me 15%.

Ata paralajmëruan se do të bojkotojnë procesin mësimor i cili pritet të nisë të hënën, në rast se nuk marrin përgjigje për kërkesat e parashtruara. Pedagogët do të jenë prezentë nga  ora 08.00 deri në orën 10.00 për tu prezantuar me studentët e rinj dhe nga ora 10.00 deri në 12.00 i gjithë personeli do të jetë në oborrin e universiteteve.

“Duke kërkuar mirëkuptimin e prindërve dhe studentëve, kjo situatë me protesta dy orëshe do të vazhdoj derisa të kemi një përgjigje“, theksoi kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaci.

Pedagogët bënë thirrje që protestës t’i bashkohen të gjithë universitetet e Tiranës dhe rretheve pavarësisht presioneve për pozicionin e punës.

“Këtu bëhet dallimi mes intelektualit të vërtetë dhe militantit që i është falur ai vend“, tha pedagogia e Fakultetit Filologjik Albana Deda.

Ndryshe nga protestat e shkuara këtë radhë protestës sot ju bashkuan edhe studentët.

“Në vend që të studioja ndoshta duhet të kisha ikur edhe unë me gomone në Angli dhe të merresha me trafik dhe jam shumë i sigurt që qeveria e vendit tim do të punonte ditë e natë vetëm për të më shërbyer dhe për të nxjerr amnisti për të pastruar lekët e mia. Për këtë jam i sigurt “, ironizoj pedagogu i ri Erison Karamani.

“9 kërkesat e pedagogëve dhe stafit akademik”

Sindikata ka hartuar dhe një peticion drejtuar kryeministrisë, ministrisë dhe rektorëve të universiteteve. Rikujtojmë kërkesat e tyre:

  • Rritje page për pedagogët she stafin ndihmës akademik dhe administrativ;
  • Rritjen e financimit për kërkim shkencor;
  • Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”;
  • Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë;
  • Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare;
  • Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit;
  • Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare;
  • Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor”;
  • Transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *