Citizens.al

“Biblioteka Art & Politikë“, si një përpjekje për të krijuar një kritikë arti në shqip

Dje u prezantua “Biblioteka Art & Politikë“ (BAP) si një bashkëpunimim midis “Pika pa Sipërfaqe”, “Debatik Center of Contemporary Art” dhe “Zeta Contemporary Art Center”.

Duke mbledhur shkrime të artistëve, kuratorëve dhe studiuesve nga e gjithë bota, të përqendruara në çështjet më urgjente që i japin trajtë perceptimit dhe agjencisë së artit bashkëkohor si formë kulturore, kjo seri synon të zgjerojë marrëdhënien potenciale mes artit dhe shoqërisë në sferën shqipfolëse.

Jonida Gashi

“Qëllimi i serisë Biblioteka Art dhe Politikë është që të mbushi disa boshllëqe të cilat ekzistojnë në literaturën e përkthyer në shqip mbi artin bashkëkohor specifikisht, dhe me atë bashkëkohor nënkuptoj edhe atë modernin; duke filluar që pas periudhës pas luftës, duke përfshirë edhe realizmin socialist“, – tha për Citizens Channel Jonida Gashi, një nga themelueset e DebatikCenter.

Ajo shpjegon se qëllimi tjetër i publikimeve është që të ofrojë një seri mjetesh që do të ndihmojnë lexuesit e këtyre librave që të krijojnë një marrëdhënie më kritike me të tashmen dhe njëherazi të përfytyrojnë alternativa të tjera për të ardhmen.

Pamje nga takimi

“Fatkeqësisht në shqip tekste kyçe përsa i përket kritikës së artit bashkëkohor nuk janë përkthyer më përpara, e cila vështirëson punën e gjithkujt, duke vijuar nga studentët e artit, te artistë, studiuesit kuratorë etj.“, analizon Gashi.

Dy librat e parë të këtij projekti që pritet të hidhen së shpejti në treg janë “Fakt, një kundër histori e së tashmes“ e Armando Lulajt dhe Marco Mazit dhe “Rënia e së ardhmes“ nga Vincent W.J.van Gerven Oei.

“Arti ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në fushën politike dhe në atë urbanistike“,- thekson shkrimtari Vincent W.J.van Gerven Oei.

Ai rrëfen se libri i tij “Rënia e së ardhmes“ vjen si përmbledhje e shkrimeve të tij, për çështjen e artit dhe propagandës, urbanistika në Tiranë, reforma në drejtësi dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Gjëja që bashkon këto shkrime është një përpjekje për të kuptuar sesi është lidhur një skenë artistike, një peizazh urbanistik me zhvillimet politike, brenda dhe jashtë vendit. Na duhet teori arti, na duhet të zhvillojmë një mënyrë kuptimi të këtyre proceseve, prandaj ky libër është një përpjekje për ta çuar më tej“, – analizon ai.

Kuratorja Sonia Lau do të sjellë edhe një perspektivë feminsite në projekt. Sipas saj tekstet feministë do të inkurajojnë të shkruarin, emancipimin, vetëbesimin etj.

Duke ju referuar periudhës para 1990,  ajo analizon se gruaja kishte një rol parësor në krijimin e komunizmit në Shqipëri dhe Evropën Lindore, ndryshe nga gratë në perëndim që më shumë ishin shtëpiake, edhe pse kjo ka anët e vetë të errëta.

“Femizmi është një mjet i rëndësishëm për çfarëdolloj vendi, perëndimor apo lindor qoftë ai. Shumë shkrimtare feministe shkruajnë tërësisht ndryshe sepse ta përdorësh gjuhën në forma të ndryshe është pjesë e axhendës feministe“, – përfundon ajo.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *