Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aksidenti në punë i merr jetën 32- vjeçarit në Tiranë

Ditën e sotme në ambientet e jashtme të qendrës tregtare Megatek në Tiranë, 32-vjeçar humbi jetën pasi u dëmtua në punë. është dëmtuar nga një mjet pune (pirun). Shtetasi me iniciale L. D.  u dërgua në Spitalin e Traumës por humbi jetën si pasojë e plagëve nga aksidenti me një mjet pune të tipit (pirun).

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në korrik të 2022 u raportua një tjetër aksident ku dy të mitur me inicialet, K. D dhe E. A. të cilët ranë nga lartësia teksa punonin në po të njëjtën qendër tregtare.

“Inspektorati Shtetëror i Punës dhe qeveria në përgjithësi nuk po e vret mendjen për ketë dukuri e cila po u merr jetën me dhjetëra shqiptarëve çdo vit dhe po detyron me mijëra të tjerë te emigrojnë nga vendi. Dhe për këtë, fajtore kryesore është vete qeveria me ne krye Edi Ramën, qe pakënaqësisë së krahut të punës po i përgjigjet me përqeshje se këtu nuk ka sindikata apo biznesi te importojë aziatike qe nuk e dinë gjuhën e vendit”, – tha për Citizens Channel aktivisti Klodi Leka.

Të dhënat e fundit nga Inspektorati i Punës tregojnë se gjatë vitit 2021, janë regjistruar 187 raste aksidentesh në punë ku 13 punonjës kanë humbur jetën.

Të dhënat e Inspektoratit të Punës tregojnë se shkeljet e sigurisë në punë mbeten shqetësuese. Gjatë një viti inspektorati ka marrë 1440 masa administrative ndaj subjekteve.
Në 40% të rasteve aktivitetet janë ndëshkuar me “Pezullim” për shkelje flagrante të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë në punë, 53 % janë “Paralajmërim”, 7% janë masa me “Gjobë”.

Sektori ku hasen më shpesh shkelje të sigurisë janë ndërtimi, ku në 56% të inspektimeve janë marrë masa ndëshkuese për shkelje të sigurisë.

Për vitin 2020 rezulton se 64 % e gjobave të vendosura nga Inspektorati i punës janë ankimuar, ndërsa për vitin 2021 janë ankimuar 36% e gjobave të vendosura.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *