Citizens.al

Organizatat i kërkojnë BE-së të mos i konsiderojë hidrocentralet si energji e rinovueshme

Organizata mjedisore shqiptare “Uja”, së bashku me 110 organizata të huaja mjedisore, kanë kërkuar që kuadri ligjor i Bashkimit Evropian të mos i kategorizojnë hidrocentralet si energji të rinovueshme.

Hidrocentralet kanë ndikim shkatërrimtar mbi ekosistemin e ujërave. HEC-et ndikojnë një ndër ekosistemet më të dëmtuara në Evropë ku vetëm 40% e trupave ujorë janë në gjendje të mirë”, – thuhet në letrën e hapur të nënshkruar nga organizatat ndërkombëtare.

Sipas organizatave mjedisore, kategorizimi i HEC-eve si energji e pastër, ka sjellë ndikime negative.

Letra publike e organizatave mjedisore vjen si kërkesë para procesit të rishikimit të Direktivës së Energjisë së Rinovueshme (Reneëable Energy Directive). Kjo direktivë në ligjin e Bashkimit Evropian synon që deri në vitin 2030, 32% e energjisë së konsumuar të jetë e rinovueshme.

Duke përfshirë hidrocentralet si burime të rinovueshme të energjisë pa ndonjë kufizim të veçantë, Direktiva e Energjisë së Rinovueshme (RED) ka nxitur zhvillimin e hidrocentraleve në Evropë gjatë dhjetë viteve të fundit”, – thuhet më tej në letrën e organizatave mjedisore.

Mungesa e marrjes së masave ndaj lejeve për ndërtime të reja hidrocentralesh “do t’u dërgonte operatorëve të hidrocentraleve dhe shteteve anëtare sinjalin e gabuar se ndërtimi i HEC-eve të reja është pjesë e zgjidhjes së krizës aktuale të klimës dhe energjisë”, – shkruhet në letrën e përbashkët.

Në vijim të deklaratës, organizatat mjedisore pohojnë se hidrocentralet janë një formë e mbishfrytëzuar për prodhim energjie dhe ndërtimi i HEC-eve të reja nuk do të sillte ndryshim. Sa i përket ngrohjes globale, organizatat mjedisore theksojnë se rezervuarët e formuar nga digat janë përgjegjëse për emetimin e gazit metan.

110 organizatat mjedisore sugjerojnë investim në forma të tjera të energjisë së rinovueshme, si era dhe dielli, “por hidrocentralet duhet të trajtohen në ndryshe”.

Shqipëri: Historiku i lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve

Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Energjisë, nga viti 2005 deri në vitin 2022 në Shqipëri janë nënshkruar në total 282 kontrata për ndërtimin e 621 HEC-eve, nga të cilat 25 kontrata për ndërtimin e 128 HEC-eve janë ndërprerë. Shqipëria siguron thuajse në masën 100% energji elektrike përmes burimeve ujore.

Sipas të njëjtit burim, aktualisht janë 257 kontrata aktive, për ndërtimin e 493 HEC-eve të mëdhenj dhe të vegjël, të nënshkruara në periudhën 2005-2022.

Enti Rregullator i Energjisë deklaroi se hidrocentralet e vogla gjatë 9 mujorit të 2021 mbuluan vetëm 19.5% të kërkesës kombëtare për energji elektrike. Në të njëjtën periudhë në vitin 2022 kjo shifër ishte 24.3%.

Rreth 80 HEC-e të vegjël janë në rrjedhat e lumenjve brenda zonave të mbrojtura ose në marrëdhënie ekologjike me to (Valbonë, Lurë, Shebenik-Jablanicë, Hotovë-Dangëlli e gjetkë) dhe në lumenj me vlera natyrore ndërkombëtare, siç është lumi Vjosë”, – është shprehur më herët për Citizens Channel Aleko Miho, ekspert mjedisi.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW