Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Lëvizja Bashkë regjistrohet zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit

Pozitive, fituam! Vendimi i kolegjit nuk apelohet”, – tha për Citizens Channel Vitori Çipi, anëtare e sekretariatit në Lëvizjen Bashkë.

“Kjo është fitore për këdo që do të jetë si ne, në pozitën tonë në të ardhmen. Kjo është fitore për qytetarët shqiptarë, kjo është fitore për pluralizmin politik në Shqipëri”, – u shpreh sot kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori.

Prej muajit janar, aktivistët e Lëvizjes Bashkë kanë mbledhur më shumë se 5,000 nënshkrime për regjistrimin e kësaj partie në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas përcaktimeve ligjore, për regjistrimin e një partie duhen mbledhur 3000 nënshkrime dhe dokumentacioni i nevojshëm, që më pas duhet të dorëzohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Lëvizja Bashkë dorëzoi dokumentacionin e kërkuar për regjistrimin e partisë.

Sipas këtij ligji, regjistrimi i partive politike bëhet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Po ashtu, ligji nënvizon se në rastin kur dokumentet e partive politike nuk janë të rregullta, gjykata, brenda 20 ditëve e kthen kërkesën për të bërë plotësimet përkatëse. Referuar këtij ligji, Lëvizja Bashkë denoncoi vonesat e gjykatës.

Pasi hedhja e shortit për gjyqtarin është kryer me vonesë, kjo ka bërë që gjyqtari Agron Zhukri të mos regjistronte në kohë këtë subjekt politik. Lëvizja Bashkë arriti të regjistrohet pasi gjyqtari u ndërrua. Gjyqtari i ri Arben Kostandini e regjistroi Lëvizjen Bashkë si parti në datën 2 mars.

Ndërkohë, pak ditë më vonë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e refuzoi kërkesën e kësaj force politike për të marrë pjesë në zgjedhje me argumentin se nuk ka ende një vendim gjykate të formës së prerë.

Aktivistët e apeluan këtë vendim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe morën një tjetër refuzim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *