Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bulqizë: Shpërthimi i gazit plagos tre minatorë

Tre minatorë janë aksidentuar në Bulqizë, teka punonin në nivelin 17 të minierës. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Dibrës, dyshohet se një sasi gazi ka shpërthyer dhe minatorët kanë pësuar djegie trupore.

“Në një subjekt minerar,  në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit,  dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë për mediat.

Prej vitesh minierat e Bulqizës janë kthyer në burim aksidentesh dhe shpesh herë me pasojë vdekjen për minatorët.

Citizens Channel ka analizuar të dhënat nga Policia e Bulqizës dhe raportet e Inspektoratit të Punës, ku zbulohet se 149 minatorë janë aksidentuar në 10 vitete e fundit.

Të dhënat e Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera tregojnë se sektori minerar shënon një numër të lartë të aksidenteve fatale në punë, me 39 persona që kanë humbur jetën gjatë viteve 2008 – 2022, vetëm në subjektet e licencuara. Numri i minatorëve që kanë humbur jetën në subjektet pa licencë mbetet i pa përcaktuar.

19 prill të 2022 minatori Arben Stafa u  aksidentua në minierën Albchrome. SMBB reagoi atëherë duke u shprehur se “ky aksident është tentuar të mbahet i fshehtë”.

Në mars të 2022, në minierat e Bulqizës mbeti i plagosur minatori 40-vjeçar Rasim Laçi. Po në mars, humbën jetë dy minatorë në Tropojë. Në qershor 2022 u plagos minatori 51 vjeçar gjatë orarit të punës, në nivelin 20 të minierës së Albhcrome në Bulqizë.

Në korrik 2022 u plagos rëndë minatori 56-vjeçar Maksim Beça, ndërkohë që po në muajin korrik humbi jetën minatori 52-vjeçar Sazan Deda.

Ndërsa në tetor të vitit 2022, humbi jetën një tjetër minator 54 vjeç me inicialet K.L. Ky ishte aksidenti i katërt me pasojë vdekjen për vitin 2022. Në 2023 në muajin mars nëj minator u aksidentua në zonën minerare D.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *