Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bulqizë, plagoset një minator gjatë punës në minierë

Minatori 55 vjeçar A.A është plagosur ditën e sotme gjatë punës në minierë. Sipas njoftimit të Policisë, ai ka marrë plagë në pjesën e këmbës.

22 gusht një tjetër minator mbeti i plagosur në zonën D të minierave në Bulqizë. Gjatë muajit gusht tre minatorë u plagosën si pasojë e shpërthimit të gazit.

Prej vitesh minierat e Bulqizës janë kthyer në burim aksidentesh dhe shpesh herë me pasojë vdekjen për minatorët. Në 10 vitet e fundit, referuar të dhënave të Policisë së Bulqizës, të analizuara nga Citizens Channel, rezulton se janë aksidentuar 150 minatorë.

Të dhënat e Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera tregojnë se sektori minerar shënon një numër të lartë të aksidenteve fatale në punë, me 39 persona që kanë humbur jetën gjatë viteve 2008 – 2022, vetëm në subjektet e licencuara. Numri i minatorëve që kanë humbur jetën në subjektet pa licencë mbetet i pa përcaktuar.

Në 19 prill të 2022 minatori Arben Stafa u  aksidentua në minierën Albchrome. SMBB reagoi atëherë duke u shprehur se “ky aksident është tentuar të mbahet i fshehtë”.

Në mars të 2022, në minierat e Bulqizës mbeti i plagosur minatori 40-vjeçar Rasim Laçi. Po në mars, humbën jetë dy minatorë në Tropojë. Në qershor 2022 u plagos minatori 51 vjeçar gjatë orarit të punës, në nivelin 20 të minierës së Albhcrome në Bulqizë.

Në korrik 2022 u plagos rëndë minatori 56-vjeçar Maksim Beça, ndërkohë që po në muajin korrik humbi jetën minatori 52-vjeçar Sazan Deda.

Ndërsa në tetor të vitit 2022, humbi jetën një tjetër minator 54 vjeç me inicialet K.L. Ky ishte aksidenti i katërt me pasojë vdekjen për vitin 2022. Në 2023 në muajin mars një minator u aksidentua në zonën minerare D.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *