Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ligji i veçantë për hidrocentralin e Skavicës shkon në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese pranoi ankesën e bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit bashkë dhe organizatave mjedisore mbi ligjin e veçantë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavica mbi lumin Drin i Zi në Dibër.

Organizatat kanë siguruar një moment historik në luftën kundër hidrocentralit të Skavicës”, – shkruhet në deklaratën e EuroNatur, CEE Bankwatch, Black Drin Association dhe Grupi i Aktivistëve Ruralë të Dibrës.

Ankesa, ndër të tjera, pretendon shkelje të parimeve të barazisë ligjore dhe lirisë ekonomike në dhënien e kontratave publike”, – thuhet më tej në deklaratë, ku theksohet se vetëm 15% e çështjeve të dërguara në Gjykatë Kushtetuese pranohen.

Kontrata për punimet paraprake iu dha kompanisë amerikane Bechtel në korrik të vitit 2021, pa asnjë procedurë tenderimi, që u pasua më pas me miratimin e një ligji të posaçëm që përmend në mënyrë specifike këtë kompani.

Duke anashkaluar prokurimin dhe konkurrencën e hapur, kjo marrëveshje paraqet rrezikun e korrupsionit të mundshëm dhe minon rëndësinë e ndikimit në mjedis dhe social”, – shprehet Andrey Ralev nga CEE Bankwatch.

Pranimi i çështjes për rishqyrtim nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një shpërblim për të gjithë mundin që kanë bërë aktivistët dibranë prej 20 vitesh”, – thotë për Citizens Channel Majlinda Hoxha, e cila shprehet shpresëplotë mbi vendimmarrjen e gjykatës.

Përveç mungesës së transparencës, ende nuk ka një informacion zyrtar për ndërtimin dhe vendndodhjen e saktë të digës. Katër skenarë teknikë janë duke u shqyrtuar aktualisht, sipas KESH-it, ndërmarrjes shtetërore energjetike të Shqipërisë dhe promotorit të projektit të Skavicës.

Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me mungesën e informacionit se ku do të ndërtohet ekzaktësisht diga dhe çfarë do të ndodhe më banorët që aktualisht jetojnë në Dibër dhe preken nga rezervuari i krijuar. Në faqen zyrtare të KESH theksohet se alternativa mbi vendndodhjen e digës dhe lartësua e digës do të shqyrtohen gjatë fazës së studimit të fizibilitetit.

Ndërkohë, në media dhe deklarata publike lakohen tre alternative të lartësisë së digës: (1) 388 metra mbi nivelin e detit, (2) 443 metra mbi nivelin e detit dhe (3) 485 metra mbi nivelin e detit.

Hidrocentrali i Skavicës dhe revolta e dibranëve

Në faqen zyrtare të KESH, “Skavica” cilësohet si një projekt që do ta kthejë Shqipërinë në një lider të rajonit sa i përket prodhimit të energjisë, ndërsa Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku e ka konsideruar “Një ëndërr e të gjithë Shqiptarëve”.

Citizens Channel ka raportuar mbi protestat që komuniteti i Dibrës ka zhvilluar muajve të fundit kundër hidrocentralit të Skavicës në Tiranë, Dibër dhe në Londër.

Në prill të vitit 2022, dhjetëra dibranë protestuan përballë kryeministrisë kundër Skavicës, duke e cilësuar si një projekt që fundos Dibrën dhe historinë e këtij rajoni.

Në shtator të vitit 2022, dibranët protestuan në fshatin Fushë-Alie dhe adresuan mungesën e informacionit dhe neglizhimin e komunitetit nga ana e institucioneve shtetërore. Ata pohuan se kanë dëgjuar për këtë projekt vetëm në media, por nuk kishin dijeni rreth planit të zhvendosjes dhe dëmshpërblimet.

Një muaj më vonë, anëtarë të grupimit “Opposition to Skavica Dam” protestuan në Londër kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica në lumin Drin i Zi. Tubimi u mbajt përballë ndërtesës ku po zhvillohej një panair për përzgjedhjen e nënkontraktorëve nga kompania Bechtel.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *