Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Humbën prodhimin për shkak të breshërit; Zero mbështetje për fermerët e Maliqit

“Katër hektarë me mollë dëm, mund të ketë mbetur në pemë, sa për të ngrënë vetë për Vitin e Ri, 10%”, – tha femeri Taulant Mankolli nga fshati Burimas në Maliq.

Fermerët e fshatit Burimas në Maliq prej tre ditësh po protestojnë duke kërkuar kompensim të dëmëve për qindra hektarëve tokë të mbjella, nga breshëri i ditëve të fundit. Sot në terren, ata i ka vizituar edhe kryetari i bashkisë Maliqit, Gëzim Topçiu, i cili ka premtuar nisjen e evidentimit të dëmeve.

“Na mbajti shënim emrat siç na i mbajnë gjithmonë, ;do e bëjmë problematike në ministri’ ,tha dhe asgjë s’bëjnë. Është e përvitshme kjo situatë, viti tretë rresht, e njëjta histori! ”, – vijon Mankolli.

Mankolli thekson se kjo situatë nuk ka prekur vetëm 200 banorët e fshatit Burimas, por edhe banorët e fshtrave në Devoll, të Qatromit në Korçë etj.

“Në planin ligjor, në momente të caktuara ne mund ta mbulojmë me fonde të emergjencës, bëjmë ndërhyje të tilla, por nga ajo që shikoj, dëmi është goxha i madh”, – shpjegon për Citizens Channel Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkisë Maliq, i cii shton se dëmi llogaritet në 100-200 hektar tokë.

Për këtë arsye ai shprehet se i është dërguar një njoftim që dje, Drejtorisë së Bujqësisë së Korçës edhe Ministrisë së Bujqësisë për situatën, pasi vetëm ata e kanë targin për të marrë një vendimëmarrje për efekt kompensimi.

Topçiu i tha Citizens Channel se aktualisht kompanitë e sigurimit refuzojnë t’i sigurojnë fermerët për shkak të rrezikut të lartë. “Kërkohet ndryshim ligjor duhet një ndërthurje bashkëpunimi midis shtetit dhe shoqërive të sigurimit”, tha Topçiu, i cili shton se duhet shtuar edhe sipërfaqja ku kompensohet mbulimi me rrjeta breshëri.

Fermerë të zhgënjyer nga heshtja intitucionale e përvitshme pohojnë se kjo formë pune ku mundi zerohet brenda natës,  po i shtyn drejt emigracionit.

“Një hektar e gjysëm , po t’i shisja do merrja 20 milion lekë, tani nuk do marr asgjë! Unë punoj në sezon në Greqi në Selanik në bujqësi, shkoj çdo vit, tani po mendoj të iki përfundimisht. S’mund të pres çdo vit të na rrënojë breshëri”, – tregon Alban Agolli.

Banorët e fshatit Burimas ashtu si një pjesë e mirë e fushës së Devollit kulturën bazë kanë mollët. Vetëm në këtë fshat janë dyqind e dhjetë hektarë mollë të mbjella me varietete të ndryshme.

Kryeplaku i fshatit Burimas Edmond Agolli konfirmon se protestat do të vijojnë në ditët në vazhdim pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Korçë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *