Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Universitetet drejt boshatisjes, 30% e degëve rrezikojnë të mbyllen

Rreth 1700 studentë më pak do të studiojnë këtë vit në Universitetet shqiptare. Numri i regjistrimeve ra me 6.6%, ndërsa masat e qeverisë për caktimin e lehtësirave në degët prioritare duket se e kanë zbutur por nuk e kanë zgjidhur problemin e braktisjes.

Në muajin qershor të 2022 Ministria e Arsimit mori një vendim për t’i dhënë çdo studenti që zgjedh të studiojë në një nga programet prioritare mundësinë e përfitimit të një burse mujore, e cila është e barazvlefshme me pagën minimale (34 000 lekë, nëntor 2022). Përveç shpërblimit mujor, kjo bursë i heq studentëve përfitues edhe detyrimin për të paguar tarifën vjetore.

Raporti i Qëndresës Qytetare tregon se nisma për ta rritur bursën nga 10,000 lekë në nivelin e pagës minimale ndikoi lehtë numrin e regjistrimeve, pa arritur të zgjidhë situatën.

Nga 27 260 maturantë që kanë plotësuar formularin e aplikimit A1, 39.8% e tyre kanë shprehur interesin për t’u larguar nga vendi.

Tabela: Numri i degëve që rrezikojnë mbylljen

Sipas monitorimit rezulton se mes degëve që rrezikojnë mbylljen janë dhe ato prioritare.

30.5% e programeve të studimit në nëntë universitetet kryesore të vendit rrezikojnë të mbyllen. Universiteti i Elbasanit mban vendin e parë me 46.6% të programeve të cilat kanë më pak se 10 studentë të regjistruar. Ky universitet ka gjithashtu një numër prej 11 programesh studimi të cilat kanë 0 regjistrime, pra mund të konsiderohen të mbyllura.

Universiteti i Tiranës ka 7 programe studimi prioritare, 2 prej të cilave janë në rrezik mbyllje. Fizika dhe Kimia patën 6 dhe 8 studentë të regjistruar.

Universiteti Politeknik i Tiranës ka 6 programe studimi që konsiderohen prioritar dhe 3 prej tyre janë në rrezik mbyllje.

Inxhinieri Gjeomjedis  Inxhinieri Fizike dhe Inxhinieri Matematike. Në këto degë pati 7 dhe 3 regjistrime.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka 15 programe prioritare dhe 4 prej tyre janë në rrezik.

Vreshtari – Enologji pati 0 regjistrime, Inxhinieri Pyjore 8, Inxhinieri Agrare 7 dhe Agrobiologji 2.

Universiteti i Durrësit ka 7 programe prioritare ku 2 rrezikojnë mbylljen.

Në degën Menaxhim Hoteleri Turizëm pati vetëm 6 regjistrime. Ndërsa në Turizëm 8.

Në Vlorë 7 degë nga 9 që cilësohen prioritare janë në rrezik. 12 degë në total në këtë universitet rrezikojnë mbylljen. Kimia edhe pse e vendosur degë prioritare nuk ka pasur asnjë regjistrim.

Universiteti i Korçës nga 10 programe studimi 2 prej tyre janë në rrezik. Kujtojmë që gjatë këtij viti ky universitet shpalli shkrirjen me Universitetin e Tiranës por më pas u tërhoq nga ky vendim .

55.5% e degëve prioritare në Shkodër rrezikojnë mbyllen. Teksa në Gjirokastër 4 prej 9 degëve prioritare janë në rrezik.

Në total ka 94 degë që rrezikojnë të mbyllen. Qeveria ka vendosur 80 degë prioritare në total nga të cilat 33 janë në rrezik mbyllje.

Një tjetër e dhënë që rezulton nga analizimi i regjistrimeve është se universitet e rretheve janë kthyer në trampolina për emigrim.

Shumica e studentëve zgjedhin degët profesionale dhe infermierinë me qëllim largimin jashtë vendit.

Numri i regjistrimeve në programet e studimit 2-vjeçare me karakter profesional, si edhe në programet e studimit Infermieri e përgjithshme dhe Mami në disa raste përbëjnë numrin më të lartë të të regjistruarve në këto universitete, të cilat gjenden në Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

“Ky trend sjell disa shqetësime për sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri”, thuhet në raport.

Ekspertët e konsiderojnë këtë fenomen, pra regjistrimin në degë si Infermieria, si “brain drain”.

Gjatë periudhës 2020-2023 nga vendi janë larguar rreth 16 mijë infermierë. Sipas analizës së QQ, në përfundim të raundit të dytë të regjistrimeve janë ezauruar 99.1% e kuotave të lira në programin e studimit “Infermieri e Përgjithshme” në gjithë universitetet publike të vendit.

“Pas diplomimit në këto programe, studentët janë të gatshëm të largohen nga vendi për të punuar në vendet tjera, duke krijuar një vakum të nevojshëm për shërbimet shëndetësore në vend”, vijon më tej raporti.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *