Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bashkia Vlorë: Problemi me djegien e mbetjeve “do zgjidhet vitin tjetër”

“Policia nuk e kap dot në flagrancë, ky është problemi që ne po hasim. Duan të më bëjnë mua keq si kryetar bashkie apo duan t’i bëjnë dëm komunitetit kjo është një pikëpyetje e madhe “,- tha kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha në lidhje me zjarret e vazhdueshme në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Dje kryetari i bashkisë së Vlorës priti në një takim aktivistë dhe përfaqësues të organizatave mjedisore, pasi këta të fundit dorëzuan në prefekturë dhe bashki peticionin “Stop djegies së mbeturinave në Vlorë“. Peticioni u firmos nga mbi 1700 banorë mes të cilëve 200 italianë që kanë zgjedhur Vlorën për të jetuar.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha

Kryetari i bashkisë Dredha theksoi se mbetjet në rajonin nr. 4 janë një situatë e trashëguar prej më shumë se 30 vitesh.

“Pra unë ju kërkoj, si qytetarë, jo si kryetar bashkie, kur keni prit 30 vjet, edhe një ditë më shumë, prap është ndotje për të gjithë, është sëmundje për të gjithë, por ne po punojmë, po bëjmë maksimumin  “,- ka vijuar Dredha.

Sipas tij një tjetër tezë përveç zjarrvënies së qëllimshme është nxehtësia që riciklohet vetë nga gazi metan, që mbahet në plehra prej 30 vitesh, tashmë i shtypur atje.

“Unë babait tim që është azmatik nuk kam çfarë i them, prit ti sa ta zgjidhë Bashkia“,- ka reaguar Ermal Çukani nga “Youth Build Community“, duke orientuar bisedën rreth shëndetit të banorëve.

Kryetari i bashkisë Dredha premtoj në takim se përpara sezonit turistik të ardhshëm do të nisë puna e landfillit në Sherishtë.

“Kemi firmosur për të përfunduar kontratën me kompaninë, që në fakt ka shkaktuar edhe vonesat për përfundimin e të gjithë atij objekti atje, 93% e punimeve kanë përfunduar dhe kanë mbetur 7% e punimeve, por jemi në pritje të përfundimit të gjithë investimi atje“,- shpjegoi ai.

Dredha rikujton se ndër vite janë krijuar disa iniciativa për t’i dhënë zgjidhje problemit.

“Është bërë një rrethim, edhe ai rrethim nuk ka qenë serioz, për shkak të financimit që ka pasur Bashkia në dispozicion… Po të kaloni sot prap nuk ka rrethim. Ose të bëhet një investim tamam, të jetë edhe solid me qëllim që ti rezistoj kohës, kjo është e para, kjo është puna që duhet ët bëj bashkia në fakt“,- pohon ai.

Në takim kanë marrë pjesë edhe një përfaqësi e komunitetit italian e cila ka bërë thirrje që të jepet një zgjidhje për ti dhënë shpresë këtij grupimi që të vijoj të jetoj në Vlorë.

“E nisim fillimisht vetë dhe më pas ju bashkëngjitëm edhe organizatave të tjera, sepse vetëm nuk arrihet asgjë. Kemi vendosur telekamera në atë zonë që nëse do ngrihen sërish flakët, të ndërhyjmë, Nëse mund të bëjmë diçka si grupim italianë jemi më shumë se të disponueshëm, që ky qytet të bëhet sa më i jetueshëm“,- ka përfunduar Giovanni Greco.

Citizens Channel ka raportuar edhe më përpara për problematikën shëndetësore dhe mjedisore që ka sjell menaxhimi i mbetjeve si në Grabjan të Lushnjes etj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *