Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

1 maji i gjen punëtorët shqiptarë “në luftë” për të drejtat e munguara

1 maji i gjen punëtorët shqiptarë me të drejta të munguara dhe shkelje të kushteve të sigurisë në vendin e punës. Si pasojë aksidentet në punë vijojnë të jenë të larta dhe të marrin jetë. Situata shqetësuese pranohet edhe nga vetë Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore (ISHPSSH).

Përgjatë vitit 2023 në të gjithë vendin u regjistruan 168 aksidente në punë, nga të cilët 30 raste ishin me pasajë fatale të humbjes së jetës. Sipas raportit vjetor të ISHPSSH përgjatë vitit 2023, janë kontrolluar rreth 10 mijë biznese dhe mbi 216 mijë vende pune.

Shkeljet e konstatuara fillojnë që nga puna në të zezë, kushtet e punës dhe mungesa e kontratave të rregullta.

“Informaliteti, përfshirë edhe atë gri, përbën 32.4% të shkeljeve totale të dispozitave ligjore të legjislacionit të punës; siguria dhe shëndeti në punë përbën 30.8%; kushtet e punës përbëjnë 24%, dhe rregullimi i marrëdhënieve të punës përbën 9.3%”, – thuhet në raportin e Inspektoriatit të Punës.

Por edhe vetë punëtorët nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë depozituar qindra ankesa.

Gjatë vitit 2023, janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa, të cilat janë trajtuar kryesisht përmes proceseve të mirëfillta të inspektimit, 100% e kërkesave për sqarime ligjore kanë marrë përgjigje, duke ndikuar në qartësimin e situatave dhe indirekt në zbutjen e konflikteve potenciale”, – thotë raporti i ISHPSSH.

Denoncimet lidhen me shkeljen e të drejtave në punë, mospërmbushjen e detyrimeve të punëdhënësve kundrejt punëmarrësve. Me të cilave shqetësim mbetet mospagesa për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditët e pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë si dhe moslidhje kontrate pune.

Si lindi 1 maji?

E njohur si Dita Ndërkombëtare e punëtorëve, 1 maji lindi nga lufta e punëtorëve që kërkuan punë 8-orarëshe, paga të garantuara kushte më të mira dhe pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë” është edhe kërkesa e parë publike e paraqitur nga punëtorët, në vitin 1885 në Australi.

Që atëherë 1 maji, është dita kur punëtorët vijojnë dhe protestojnë për kushte më të mira pune dhe paga dinjitoze.

Lexo më shumë:

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *