Organizata Botërore e Ushqimit (FAO) rendit Shqipërinë si vendin me koston më të lartë në Evropë për plotësimin e nevojave bazë për ushqim.
Një qytetar në Shqipëri shpenzon 4.4 dollarë në ditë sipas Indeksit të Fuqisë Blerëse. Nga 163 vende që janë pjesë e Indeksit, Shqipëria renditet në vendin e 28 për kostot më të larta.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s mat ndryshimin mujor të çmimeve ndërkombëtare ushqimeve të shportës, ku bëjnë pjesë ushqimet bazë.
Çmimi matet në përpjesëtim me pagat, dhe Shqipëria rezulton të ketë pagat më të ulëta në Evropë, gati 30% më të ulëta se Rajoni dhe çmimet e ushqimeve më të lartat.
Vendi me koston më të lartë të jetesës është Xhamajka, me 7 dollarë për person. Ndërsa kostot më të ulëta të ushqimeve bazë i ka Britania e Madhe me 2 dollarë në ditë, e ndjekur nga Irlanda.
Sa i përket rajonit, Shqipëria është në vendin e parë, e ndjekur nga Serbia me 4.3 dollarë për ditë, Bosnja me 4.1, Mali i zi me 3.7 dhe Maqedonia e Veriut me 3.6.
Shqipëria shpenzon 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për bukë e drithëra dhe 5.1% i shpenzon për qumësht, djathë dhe vezë, ndërsa mesatarja evropiane për këto shpenzime është 1% e PBB-së.
Pra, familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja evropiane.
Në indeksin e fundit të çmimeve të konsumit, u shënua një ngadalësim i rritjes së çmimeve krahasuar me një vit më parë.
Sipas INSTAT, në muajin Prill 2024 inflacioni është 2,1 %, duke regjistruar nivelin më të ulët të inflacionit që nga maji i vitit 2021. Një vit më parë inflacioni ishte 4,6 % që ishte, ndërsa në Mars ishte 2.3%.
Por vihet re se sërish qytetarët shqiptarë shpenzojnë më së shumti për ushqim, i cili është dhe grupi që ka pësuar rritjen më të madhe vjetore sipas INSTAT i ndjekur nga qira, ujë dhe energji.
Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.