Citizens Channel dëshiron të flasë më ty për të mësuar mbi përballimin e kostove të strehimit në Tiranë. Nëse po kërkon apo ke blerë një apartament, shtëpi me qira apo kredi të butë, ne duam të dimë përvojën dhe sfidat e tua.
Për të ndarë me ne përvojën tuaj, ju lutem plotësoni pyetësorin më poshtë. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën e e-mailit: citizenschannel@hotmail.com ose në rrjetet tona sociale Facebook, Instagram dhe Twitter.
Duam t’u sigurojmë që të dhënat tuaja do të përdoren nga ana jonë për të identifikuar problematika dhe trende, por nuk do të publikohen pa marrë më parë pëlqimin tuaj.
Erisa Kryeziu ka përfunduar studimet e larta në Gazetari dhe Komunikim, dhe Master Shkencor në Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh është gazetare dhe menaxhere e projekteve pranë Citizens.al, ku raporton për çështje sociale dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht për çështjet e të drejtave në punë, në arsim, barazinë gjinore, grupet e margjinalizuara e personat me aftësi të kufizuar si dhe për çështje mjedisore. Njëkohësisht punon edhe si koordinatore projektesh me fokus rininë dhe edukimin mediatik. Përdoruese e teknikave të reja të raportimit sikurse “Mobile Journalism” dhe e mjeteve të angazhimit qytetar në raportim (ECR-Engage Citizens Journalism).
One Response
N/A