Citizens prezanton podkastin “Tëpadëgjuarit”, një podkast i dedikuar për median dhe gazetarët. Në episodin e parë, flasim me Blerjana Binon përfaqësuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt dhe drejtuese e SCiDEV, e cila dokumenton rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në Shqipëri.
Blerjana flet për mekanizmat që kanë ën dorë gazetarët për t’u mbrojtur në rast sulmesh fizike apo intimidimesh. Po ashtu ndalet tek pronësia e medias dhe tek marrëdhënia e gazetarëve me redaksitë dhë institucionet. Transparenca është një pikë e rëndësishme e bisedës. Në përfundim të bisedës, Bino flet mbi mundësitë e zgjidhjes së problemeve të gazetarëve me censurën dhe sulmet.
Ndiqni Podkastin në kanalet tona:
Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.