Në episodin e dytë të podkastit “Tëpadëgjuarit”, diskutuam me gazetarin investigativ Artan Rama, mbi konceptin e lirisë, ku fillon dhe ku mbaron liria e të raportuarit. Artan Rama prej 2016 ushtron profesionin si gazetar freelance dhe tregon sfidat në një mjedis mediatik ku kjo formë nuk është shumë e praktikuar. Ai ndalet tek gazetartia mjedisore dhe marrdhënia me subjektet e investigimit.

Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.