Në episodin e tretë të podkastit “Tëpadëgjuarit”, diskutuam me gazetaren Ola Xama. Ajo ndau historinë e saj të një fushatë dizinformimi që ju bë për shkak të një artikulli investigativ që publikoi në BIRN. Më tej kemi folur me Olën për censurën, për kërcënimet që vijnë nga kompanitë dhe nga pronarët e medias.

Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.