Citizens.al

Raporti i AIDA: Ligji për Investimet Strategjike i ka shërbyer më së shumti turizmit

Gjysma e projekteve të miratuara në 2023 janë dhënë për turizëm. Këtë e provon dhe raporti i fundit i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). 

Në vitin 2022 dhe 2023 projekte totale pranë AIDA janë 28, nga të cilat 10 janë miratuar.

Raporti nënvizon se përgjatë vitit 2022, AIDA ka asistuar në fazë paraprake edhe 21 projekte, të cilat, për arsye të ndryshme nuk janë pranuar si aplikime ose subjektet aplikues nuk kanë vijuar me aplikimin përfundimtar.

Nga viti 2016 deri më tani janë trajtuar 88 projekte investimi, nga të cilat 44 kanë përfituar statusin dhe 34 janë në fazë vlerësimi, ndërsa 14 janë refuzuar.

Ajo që vihet re edhe në raportin e 2023, është që dominon fusha e turizmit.

Në vitin 2022, projektet në sektorin e turizmit zunë 65% të projekteve të miratuara në total, ndërkohë që sektori i agroturizimit zuri 20 %.

Në vitin 2023, projektet në sektorin e turizmit zunë 50% të projekteve të miratuara në total, ndërkohë që sektori i bujqësisë zuri 33 % dhe 17 % janë nga fusha të tjera. 

Ligji për investimet strategjike ka shkaktuar shumë debate për kushtetueshmërinë e tij, por dhe mënyrën se si po përdoret ai ligj.

Citizens hulumtoi se si po betonizohet bregdeti i jugut përmes këtij ligji dhe si po favorizohen kompanitë afër qeverisë për të përfituar nga ky ligj.

Ligji “Për investimet strategjike” u prezantua si i përkohshëm nga qeveria në vitin 2015, por duket se po kthehet në një ligj të përhershëm. Qeveria propozoi pak kohë më parë shtyrjen e katërt të afatit, këtë herë deri në vitin 2027, por pas debateve u tërhoq nga ky propozim dhe u shty deri ne 2024. Kritikët e cilësuar këtë si një manovër qetësuese.

Një analizë e Citizens mbi vendimet e agjencisë që mbikëqyr propozimet, zbuloi se pjesa më e madhe e investimeve janë dhënë në fushën e turizmit dhe u fituan nga kompani vendase edhe pse qëllimi kryesor i këtij ligji ishte thithja e investimeve të huaja.

Edhe ekspertët kanë theksuar se ky ligj ka dështuar në thithjen e investitorëve të huaj dhe se është ligj klientelist që është përdorur për të “kënaqur njerëzit e afërt me pushtetin”.

Qeveria shqiptare i ka dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin. Mbi 200 mijë metër katror vijë bregdetare dhe 1.6 milion m2 tokë në bregdet zotërohet nga një grup i vogël personash. Kjo ka pasur pasoja në jetën e qytetarëve si dhe në mjedis.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW