Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Mes vonesave për përfundimin, hekurudha Tiranë-Durrës kërkon 56 milionë euro shtesë

Komuniteti i Transportit ka njoftuar se ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës ka nevojë për kosto shtesë. 

Me argumentin e shtrenjtimit të çmimeve të tregut dhe shtimin e disa punimeve pritet që kostot e ndërtimit të kësaj hekurudhe të dyfishohen dhe të shkojnë në 129 milonë euro. 

Shipëria i ka kërkuar BERZH-it kosto shtesë për tre komponentë, ku përcakton 29 milionë euro për rritjet e çmimeve të tregut, 11.5 milionë euro për ndërtimin e një stacioni të ri dhe 16.1 milionë eruro për zgjerimin e hekurudhës me 4 km nga hyrja e Tiranës në Qendër. 

Komuniteti i Transportit raporton se dega e hekurudhës për në Rinas është në punim e sipër. 

Sipas njoftimit, punimet kanë përfunduar në masën 60%. Punimet kanë nisur në nëntor të 2021, dhe afati për përfundimin e hekurudhës është shtyrë disa herë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim shpalli fituese kompaninë italiane INC S.P.A më një ofertë prej 69.69 milionë euro.

Duke shtuar dhe koston e tre komponentëve të kërkuar së fundmi, totali arrin në 129 milionë euro.

Në janar të këtij viti, Citizens ndoqi ecurinë e projektit, ku rezultoi se afatet u shkelën sërish.

Sipas një përgjigje zyrtare për Citizens Channel nga Hekurudha Shqiptare (HSH), afati i përfundimit të punimeve është shtyrë për tremujorin e parë të 2025.

Në përgjigjen e janarit, HSH tha se punimet janë kryer në masën 60%.

Kjo shifër konsiderohet e kënaqshme për institucionin edhe pse më herët kanë deklaruar që do përfundonte në Mars 2024. Gjashtë muaj më vonë, punimet vijojnë të jenë në këtë masë.

Punimet duket se po ecin më ritme të ngadalta për të përfunduar në 2025.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *