Citizens Channel dëshiron të flasë me maturantë që po përgatiten të zgjedhin degën e tyre të studimit dhe me studentë aktualë, të cilët duan të ndajnë me ne arsyet që i shtynë të zgjidhnin profesionin e tyre të ardhshëm.
Sipas INSTAT, sistemi arsimor humbi 20 mijë nxënës dhe studentë në një vit shkollor, ndërsa vihet re se degë të caktuara sikurse shkencat natyrore, matematika dhe statistika kanë një ulje të interesit nga studentët. Sipas të dhënave nga studimi i kryer nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale rreth 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi, ndërsa 95% e tyre që studiojnë jashtë nuk kanë dëshirë të kthehen.
Ne duam të mësojmë prej jush se cilat janë arsyet që ju shtynë të zgjidhni profesionin tuaj të ardhshëm dhe sa të kënaqur jeni nga kjo zgjedhje. Ne duam gjithashtu të dimë se sa cilësore janë universitetet publike në Shqipëri në programet që ofrojnë dhe çfarë ju shtyn të mos i zgjidhni si alternativa për të studiuar.
Për të marrë pjesë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na shkruani gjithashtu në adresën e emailit citizenschannel@hotmail.com ose përmes rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram dhe Twitter.
Erisa Kryeziu ka përfunduar studimet e larta në Gazetari dhe Komunikim dhe Master Shkencor në Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh është gazetare dhe menaxhere e projekteve pranë Citizens.al, ku raporton për çështje sociale dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht për çështjet e të drejtave në punë, në arsim, barazinë gjinore, grupet e margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar si dhe për çështje mjedisore. Njëkohësisht punon edhe si koordinatore projektesh me fokus rininë dhe edukimin mediatik. Përdoruese e teknikave të reja të raportimit sikurse “Mobile Journalism” dhe e mjeteve të angazhimit qytetar në raportim (ECR-Engage Citizens Journalism).