Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Censi 2023: Emigrimi tkurr Shqipërinë, popullsia plaket me 7 vite

 

Në Shqipëri janë 2 milion e 402 mijë e 113 banorë. Këto të dhëna kanë dalë nga prezantimi i sotëm i gjetjeve të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023.

Krahasuar me Censin 2011, numri i popullsisë është tkurrur me 409.831 banorë, e barabartë me një rënie prej 14.5% .

Ndërsa shtesa natyrore në 12 vitet e fundit, duke llogaritur diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve është 88 mijë vetë.  Duke llogaritur dhe shtesën natyrore të popullsisë, rezulton se të paktën 490 mijë persona janë larguar nga Shqipëria këtë periudhë.

Përgjatë 12 viteve të fundit janë larguar nga vendi më shumë se 40 mijë vetë persona çdo vit. Duke pasur parasysh shtesën natyrore prej 88 mijë vetësh, nëse nuk do të kishim këtë shifër emigracioni, popullsia do të kishte shtim dhe jo pakësim, sikurse tregojnë të dhënat e Censit 2023.

“Ky cens vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023. 2 milion e 402 mijë e 113 banorë  të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”,– u shpreh drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.

Sipas saj, kryerja e Censit plotësoi një nga kushtet për hapjen e negociatave.

“Rezultatet do të përdoren për të siguruar që statistikat të jenë të nevojshme dhe të bëhen pjesë e sistemit statistikor evropian në të ardhmen”,– u shpreh Dhuli.

Referuar Censeve të kryer ndër vite, popullsia vijon në ulje. Në vitin 1979 popullsia ishte 2.6 milion. Në vitin 1980 popullsia ishte 3.2 milion. Në vitin 2001 popullsia ishte 3.1 milion dhe në vitin 2011 2.8 milion.

Popullsia ndër vite

98.3% e qytetarëve shqiptarë kanë lindur në Shqipëri dhe 1.7% e tyre në shtete të tjera ku dominon Italia dhe Greqia.

Vendndlindja

Sipas të dhënave rezultojnë se janë 50.4% femra dhe 49.6% meshkuj. Ndërsa mosha mesatare është 42.5 vjeç, duke pësuar një rënie prej 7 vitesh krahasuar me Censin e 2011.

Nga të dhënat kemi një ulje të numrit të të rinjve me 6.4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2011, ku sipas raportit të varësisë ka 24% të rinj. Ndërsa të moshuarit janë 30.4%, duke u rritur me 13.7 pikë përqindje.

Arsimi
Sa i përket arsimit, 97,7% e popullsisë dinë shkrim dhe lexim. 99.1% e të rinjve 15-24 vjeç dinë shkrim dhe lexim, ndërsa vetëm 3% nuk kanë ndjekur asnjëherë shkollën.

Në bazë gjinore, femrat kanë arsim më të lartë se sa meshkujt. 53% e femrave rezultojnë me arsim të lartë, krahasuar me 33.8% e meshkujve që kanë përfunduar arsimin e lartë.

Aftësia e kufizuar

6.5% e popullsisë 5 vjeç e lart janë me aftësi të kufizuar. Këtu përfshihen kufizimi në shikim, dëgjim, ecje ose ngjitje shkallësh, në memorie, në komunikim dhe në kujdesin e përditshëm.

Nga kjo shifër pjesën më të madhe e zënë femrat me 7.2%, ndërsa meshkujt janë 5.9%. Sipas INSTAT 59.5% e personave me aftësi të kufizuar janë të moshës 65 vjeç e sipër. Ndërsa lloji më i zakonshëm i kufizimit është vështirësia në ecje apo ngjitje të shkallëve.  

Besimi dhe gjuha

91% janë përgjigjur se janë shqiptarë, ndërsa 0.6% nuk kanë preferuar të përgjigjen. Sa i takon përkatësive të tjera etnike-kulturorë 23.5% janë shprehur se janë grekë, 12.4 janë egjyptianë, 9.8 janë romë, 7.1 bullgarë, 3% boshnjakë, 2.5% aromune, 2.3% maqedonas, 0.6% serbë dhe 0.5% malazezë.

Besimi fetar

4% e popullsisë u përgjigjën se janë ateistë, 10% nuk u përgjigjën dhe 66% deklaruan se i përkasin një besimi të caktuar sikurse mysliman, të krishterë katolikë, të krishterë ortodoksë, mysliman bektashi, të krishterë ungjillorë. Ndërsa një pjesë tjetër është deklaruar pa përkatësi fetare.

Krahasuar me Censin e vitit 2011 kemi një renie të myslimanëve nga 56.7% në 45.7%. Rritje e theksuar e besimtarëve pa përkatësi fetare nga 5.5 në 19.4%. Rritje e bektashinjëve nga 2.09% në 4.8%. Rritje e ateistëve nga 2.5% në 4%. Rritje e vogël e ortodoksëve nga 6.7 në 7.2%. Rënie e katolikëve nga 10% në 8.4. Rënie e përqindjes pa përgjigje, nga 13% në 10%.

Ateistët dhe personat që janë shprehur se nuk i përkasin një bsimi fetar, së bashku shkojnë në 23,4%, duke pësuar rritje nga vitit 2011 që ishte 8%.

54,9% e popullsisë rezulton e martuar, 36.6% janë beqarë, 7.0& të ve dhe 1.4% të divorcuar. Sipas të dhënave vihet re se ka më shumë meshkuj beqarë, 58,5%, krahasuar me femrat që janë 41,5%. Ndërsa, kjo shifër përmbyset te personat e ve, ku femrat janë 82,3%, ndërsa meshkujt 17.7%. 

Sipas të dhënave të Censit, 32% e popullsisë në Shqipëri jeton në Tiranë, 10% në Elbasan dhe Fieri dhe 9% në Durrës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *