Në këtë episod të podkasit Të Padëgjuarit jemi me gazetarin e kronikës Xhevahir Zhabina. Ai ndan me Citizens historinë e tij, rrugëtimi i tij në media si nisi të raportonte për krimin e organizuar, rreziqet që ka ky sektor dhe si të ndryshon deri në mënyrën se si i qasesh njerëzve në përditshmëri. Kronika mbetet ndër sektorët më të rrezikshëm për të raportuar.

Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.