Në këtë episod jemi me Elvin Lukun, profesor pranë Departamentit të Gazetarisë dhe drejtues i Media Look. Kemi folur për sulmin kibernetik që ndodhi pak ditë më parë ndaj medias Media Look, për mënyrën se si sulmohen mediat pa pronar, të ardhmen e tyre dhe si ka ndryshuar liria e medias.

Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.