Në episodin e tetë të #TëPadëgjuarit, jemi me gazetaren lokale Bardha Nergjoni, e cila rrëfen rreziqet që ka të investigosh në një qytet ku të gjithë i njohin të gjithë. Ajo ka investiguar për kompani të lidhura me paratë publike dhe ka bërë transparencë për punën e institucioneve vendore, duke u përballur me intimidim dhe kërcënime. Po ashtu flasim për rëndësinë e medias lokale dhe si ka ndryshuar prezenca e lajmit të thelluar lokal ndër vite.

Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.