Citizens.al

“Të kapim qiellin”, kulla më e re në Tiranë do të jetë 300 metra e lartë

Një kullë 100 katëshe do t’i shtohet kryeqytetit, duke u bërë kështu më e larta deri më tani. 

Ajo do të ngrihet afër me “Malin e Tiranës”, në rrugën e Barrikadave, duke rrëmbyer dhe një tjetër hapsirë të gjelbër.

Përmes një konkursi që u zhvillua më 29 korrik, morën pjesë katër studio të huaja. Juria përzgjodhi si fituese projektin “Tirana Society Towers”  i arkitektit kilian Alejandro Aravena me studion Elemental.

Ndërsa kompanitë që do e ndërtojnë janë shqiptare, Delta në pronësi të Luan Meçës dhe Techno Alb në pronësi të Daljan Avdiajt. 

Kompania Delta ka dhe titullin investitor strategjik, për ndërtimin e Delta Falaise Resort & Village”.

Alejandro Aravena, është një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht, veçanërisht për angazhimin e tij në politikat e strehimit social të qeverive ku ai punon.

vitin 2016 fitoi çmimin Pritzker në arkitekturë, duke u vlerësuar për projektin e 2500 banesave sociale. Pa asnjë projekt kulle në portofolin e punëve të tij të njohura, është e paqartë përfshirja e tij në kullën më të lartë në vend.

.

Prej kohësh tashmë, qendra e Tiranës është kthyer në një shesh ndërtimi pa kriter. 

Brenda territorit që dikur ishte zonë e mbrojtur historike, po ngrihen shtatë kulla.

Vendimi Nr.582 i Këshillit të Ministrave (me kërkesë të Bashkisë Tiranë), i hapi rrugë tkurrjes së qendrës historike të qytetit.

Kjo ndërhyrje u kritikua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si e pabazuar në asnjë studim të mirëfilltë, veç interesave të biznesit të ndërtimit.

Kullat që po ndërtohen në qendër të qytetit janë:

  • Tirana’s rock – një kullë prej 24 katësh në formën e bustit të heroit kombëtar Skënderbeu, po ngrihet mbi rrënojat e vilave 100-vjeçare të rrugës “Broduej”.
  • “New Hotel Tirana International – Një kullë 33 katëshe që do të jetë vazhdimi i hotelit “Tirana Internacional”, i njohur si 15-katëshi i Tiranës.
  • Book Building – Është një kompleks godinash 4,5,11 dhe 21 katëshe që po ngrihet vetëm 8 metra larg Sahatit të Tiranës, ndërtesës simbol të kryeqytetit.
  • “Eyes of Tirana” – Kulla 24 katëshe e ngritur në lulishten krah Bankës së Shqipërisë mori “bekimin” e KKT në vitin 2017.
  • “Forever Green” – Kulla nisi punimet në shkurt të vitit 2011. Për ta përfunduar projektin e kullës 25 katëshe u deshën 13 vite pas falimentimit të kompanisë që nisi punimet, ajo u përfundua nga kompania “AlbStar”.
  • Tirana Mount” – Një kullë prej 185 metrash do të ngrihet në një hapësirë të gjelbër pas Operas.
  • “Tirana Society Towers”, kulla 300 metër e lartë e shpallur fituese në konkursin e fundit, që do të jetë në krah të Tirana Mount.

Projekti i OODA për kullën 65 katëshe

Një tjetër kullë, e pa miratuar ende, por që është projektuar nga studio arkitekturore OODA pritet të miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit. 

Ubesite të huaja arkitekturore kanë publikuar projektin, i përbërë nga dy kulla që sipas studios i përngjajnë pikturës “Puthja” nga Gustav Klimt.

Edhe pse nuk ka ende një vendim të publikuar nga KTT zyrtarisht, CNN në një artikull dedikuar këtij projekti thotë se do të fillojë deri në fund të vitit dhe pritet të përfundojë në 2028.

OODA po punon vetëm në tre projekte të tjera në Tiranë, përfshirë selinë e re të një stacioni televiziv, sipas Dezeen.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *