Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqipëria e fundit në Evropë për shpenzimet në kërkimin shkencor

Qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.6 euro për frymë për kërkimin shkencor në vitin 2022. Sipas të dhënave të Eurostat, vendi ynë renditet i fundit në listë, shumë pas Serbisë që ka shpenzuar 40.8 euro për person. Vendet e tjera të rajonit nuk janë pjesë e listës, ndërsa Bullgaria (33.1 Euro) dhe Rumania (21.2 Euro) janë vendet e fundit në listë nga Bashkimi Evropian.

Në një reagim publik Qëndresa Qytetare u shpreh se shpenzimet për kërkimin shkencor vijojnë të jenë herezi për Shqipërinë, “vendin që harxhon më shumë para për burgjet se sa për shkollat”.

Qeveria shpenzon për kërkim shkencor 10 herë më pak se vende si Turqia dhe Serbia, duke i dhënë kështu një tjetër medalje turpi vendit tonë. Ky studim i Eurostat nuk duhet parë i shkëputur nga raporti dramatik i PISA-s që vlerëson se arsimi shqiptar është kthyer dy dekada më pas”, – thuhet në reagimin e Qëndresës Qytetare.

Sipas Eurostat shpezimet më të larta për kërkimin shkencor u shënuan në Luksemburg.

“Alokimet më të larta për person u regjistruan në Luksemburg (646,6 €), pasuar në distancë nga Danimarka (552,4 €) dhe Gjermania (529,3 €).

Referuar dekadës së fundit, ajo që vihet re në Bashkimin Evropian është rritja prej 52.3% nga vitit 2013 deri në vitin 2023, nga 181-euro në 275.6-euro për person.

Për vitin 2013 për Shqipërinë nuk ka të dhëna zyrtare të pasqyruara, ndaj nuk mund të kuptohet trendi i shpenzimeve ndër vite.

Rezultatet nuk janë premtuese për Shqipërinë edhe në fushën e edukimit dhe arsimit. Në rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) për vitin 2022 Shqipëria u rendin në vendi ne 62 nga 80 vende gjithsej që kishin marrë pjesë në testim. Sipas këtij rezultati aftësitë e nxënësve 15 vjecarë për lëndët e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar.

Ndërsa në testimin e zhvilluar në vitin 2022 u rendit në vendin e 64-t, të fundit në botë sa i takon të menduarit në mënyrë krijuese.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *