Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagime: Akuza për manipulimin e vrasjes në Pogradec, nis hetimi ndaj Policisë

Egli Proga, 42 vjeç, humbi jetën dy ditë më parë në Pogradec pasi dyshohet se u dhunua për vdekje nga 29- vjeçari Denis Meçe ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, duke ngjallur reagime të mediave dhe qytetarëve në rrjetet sociale, që ngritën menjëherë dyshime për manipulim.

Një ditë më pas, Policia njoftoi se ngjarja e rëndë u zbardh, duke komunikuar se viktima ishte goditja nga shtetasi Denis Meçe që kishte shkaktuar vdekjen.


Policia njoftoi se në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë për akuzat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin, duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Pak orë më vonë, Policia e Korçës publikoi një tjetër reagim me disa shpjegime shtesë rreth ngjarjes ku thekson se nuk është tentuar të fshihet ngjarja.

Megjithatë, drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka urdhëruar sot hetimin e punës së Komisariatit të Pogradecit për rastin e vdekjes së 42-vjeçarit, duke deklaruar se do të vlerësojë tërësinë e veprimeve të kryera dhe nxjerrjen e personave përgjegjës.


Në një prononcim për mediat gjithashtu motra e viktimës, Jonida Proga akuzon Policinë e Shtetit se kanë qenë të shtyrë nga tjetërkush për të fshehur ngjarjen.

“Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për tu sjellë kështu”- është shprehur Proga.

Ajo dëshmon se ambulancës ju deshën më shumë se 30 minuta për të dërguar Egli Progën në spitalin e Pogradecit.

“Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe”- ka përfunduar ajo.
Organizata “Drejtësi Sociale” (DS) e konsideron flagrant këtë rast, duke pohuar se Policia Shtetit u detyrua të ndryshojë rrethanat e ngjarjes vetëm nga deklaratat e qytetarëve nëpër media online.


Sipas DS fshehja e krimit nga policia dëmton besimin e publikut në institucionet e rendit dhe drejtësisë dhe rrezikon të përkeqësojë situatën e përgjithshme të sigurisë në një shoqëri.

Tentativa e manipulimit të vrasjes së qytetarit në Pogradec cilësohen si kambanë alarmi për rendin dhe sigurinë edhe nga “Qëndresa Qytetare”.

“Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, së pari për Eglantin Progën, së dyti për familjen e tij e së treti për qytetarët e fisëm të Pogradecit”- citohet në qëndrimin e mbajtur nga “Qëndresa Qytetare”

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *