Citizens.al

Qytetarët marshojnë: “Kundër gangove të pushtetit”

Qindra qytetarë ju bashkuan dje “Marshimit të dhimbjes”. Kështu u cilësua homazhi për Egli Progën, i thirrur nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”. Protestuesit u nisën nga sheshi Skënderbej dhe me thirrjet “Egli u vra, shteti ra” marshuan deri tek kryeministria.

“Ishte 10 gusht, një ditë e shtunë, ku si në këtë orë im vëlla Egli ishte i vdekur në spitalin e Pogradecit pa asnjë shenjë jete. Ai vdiq në rrugë në mes të Pogradecit, vdiq i rrahur i goditur në kokë, në trup, në testikuj nga banditët e qytetit tim. Jo nga një po nga katër banditë. Janë katër, jo një individ”- tha gjatë fjalës së saj motra e Eglit, Jondia Proga.

Ajo kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqjen e drejtorit të spitalit Pogradec, rikualifikimin e veprës penale nga prokuroria, ekspertizë ndërkombëtare dhe rikthimin me masë “arrestim me burg” të personave që sipas saj bashkëpunuan në vrasjen e vëllait të saj.

“Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija?”- shtoi Proga.

Vrasja e Eglit fillimisht u raportua si aksidentale, por pas reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale, Policia e Shtetit publikoi një sërë njoftimesh dhe dy ditë më vonë zbardhi versionin zyrtar se Egli kishte mbetur i vrarë nga goditjet e dhunshme të Denis Meçes.

Ngjarja pasoi me një deklaratë nga drejtuesi i Policisë Muhamet Rrumbullaku ndaj raportimit të medias dhe gazetarëve. Reagimi u cilësua si kërcënues dhe intimidues ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias në vend.

Në shesh shumë qytetarë treguan eksperiencat e tyre në lidhje me lidhjen e shtetit me botën e krimit.

“Edhe neve gjyqtarë e prokurorë na i kanë mbyllur dosjet kur gangot na kanë telefonuar në një të natës dhe na kanë thënë mbylleni biznesin, lëreni biznesin se do ju vrasim fëmijët”- rrëfeu njëra nga protestueset.

Avokati Elton Laska e krahasoi Shqipërinë me Palermon e viteve 80.

“Përveçse ka humbur jetën, Egli Progës nuk i njihet as forma si e humbi jetën! Prandaj sot kërkojmë drejtësi që nesër mos jetë radha e secilit prej nesh”- pohoi Laska.

Përfaqësues  të “Shqipëria bëhet” theksuan se protesta nuk ishte vetëm për Egli Progën, por edhe për Eglin.

“Marshojmë kundër atyre që na marrin jetën, kundër gangove që vjedhin ilaçet, kundër gangove që vjedhin qytetarët me fajde përmes mikro – kredive, marshojmë për siguri, për drejtësi” – tha Edona Haklaj gjatë protestës.

Qytetarët bën thirrje për zbardhje të ngjarjes dhe “ngritje nga kolltuku” për në shesh për të kërkuar një jetë me dinjitet.

“Ju mendoni se do shpëtoni! Ju do ti shpëtoni Spakut, ndoshta! Ju do ti fshiheni gjykatës, ndoshta! E ju do ti shpëtoni ligjit, ndoshta! E ju do ti fshiheni Brukselit, ndoshta do blini edhe Washigntonin, por nuk do të shpëtoni, sepse nuk do ti shpëtoni popullit. Ky popull do ju marri zvarrë” – përfundoj Pano Soko nga Nisma Thurje.

“Ishte 10 gusht, një ditë e shtunë, ku si në këtë orë im vëlla Egli ishte i vdekur në spitalin e Pogradecit pa asnjë shenjë jete. Ai vdiq në rrugë në mes të Pogradecit, vdiq i rrahur i goditur në kokë, në trup, në testikuj nga banditët e qytetit tim. Jo nga një po nga katër banditë. Janë katër jo një individ”- tha gjatë fjalës së saj motra e Eglit, Jondia Proga.

Ajo kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqjen e drejtorit të spitalit Pogradec, rikualifikimin e veprës penale nga prokuroria, ekspertizë ndërkombëtare dhe rikthimin me masë “arrestim me burg” të personave që sipas saj bashkëpunuan në vrasjen e vëllait të saj.

“Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija?”- shtoi Proga.

Vrasja e Eglit fillimisht u raportua si aksidentale nga Policia, por pas reagimeve të shumta të qyettarëve në rrjetet sociale se ngjarja ishte manipuluar, Policia e Shtetit komunikoi të nesërmen se Egli kishte mbetur i varrë nga goditjet e dhunshme të Denis Meçes.

Në shesh shumë qytetarë treguan eksperiencat e tyre në lidhje me gangot e botës së krimit.

“Edhe neve gjyqtarë e prokurorë na i kanë mbyll dosjet kur gangot na kanë telefonuar në një të natës dhe na kanë thënë mbylleni biznesin, lëreni biznesin se do ju vrasim fëmijët”- rrëfeu njëra nga protestueset.

Avokati Elton Laska e krahasoi Shqipërinë me Palermon e viteve 80.

“Përveçse ka humbur jetën Egli Progës nuk i njihet as forma si e humbi jetën! Prandaj sot kërkojmë drejtësi që nesër mos jetë rradha e secilit prej nesh”- pohoj Laska.

Përfaqësues  të “Shqipëria bëhet” theksuan se protesta nuk ishte vetëm për Egli Progën, por edhe për Eglin.

“Marshojmë kundër atyre që na marrin jetën, kundër gangove që vjedhin ilaçet, kundër gangove që vjedhin qytetarët me fajde përmes mikro – kredive, marshojmë për siguri, për drejtësi” – tha Edona Haklaj gjatë protestës.

Qytetarët bën thirrje për zbardhje të ngjarjes dhe “ngritje nga kolltuku” për në shesh për të kërkuar një jetë me dinjitet.

“Ju mendoni se do shpëtoni! Ju do ti shpëtoni Spakut, ndoshta! Ju do ti fshiheni gjykatës, ndoshta! E ju do ti shpëtoni ligjit, ndoshta! E ju do ti fshiheni Brukselit, ndoshta do blini edhe Washigntonin, por nuk do të shpëtoni, sepse nuk do ti shpëtoni popullit. Ky popull do ju marri zvarrë” – përfundoj Pano Soko nga Nisma Thurje.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW