Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ujërat e plazheve nga jugu në veri janë të ndotur, AKM rekomandon ndërhyrje të menjëhershme

Ujërat bregdetarë, duke filluar nga Saranda deri në Velipojë, por edhe ato të liqenit të Pogradeci, gjatë vitit 2023 u përkeqësuan. Për një në katër plazhe është rekomanduar të merren masa të menjëhershme, për shkak të ndotjes së lartë për parametrat mikrobiologjik Escherichia Coli dhe Intestinal Enterococce.

Sipas raportit vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) problematikat në ujërat e deteve janë konstatuar nga veriu në jug të vendit, duke shënuar një rritje të plazheve ku cilësia e ujrave është përkeqësuar.

Raporti i ndan me kategori plazhet, ku A-ja është cilësi shumë e mirë, ndërsa D-ja cilësi e keqe.

Nga 123 pika të monitoruara në tre periudha, në muajin maj para sezonit të larjes, gjatë
sezonit të larjes qershor-shtator dhe pas sezonit të larjes, ka rezultuar se në 34 stacione (27.8%) në të gjithë vendin i përkasin kategorisë D, pra cilësi e keqe, për të cilët AKM kërkon masa të menjëhershme.

Raporti ka vlerësuar si plazhet më të pastra Zvërnecin, Palasën, Drimadhën, Jalën dhe Lukovën dhe Borshin. Teksa më problematikët janë Qerreti, Spilleja, Shëngjini, Durrësi, Gjiri i Lalzit dhe Kavaja.

“Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të këtyre ujërave”, nënvizon raporti i AKM.

Shkarkimi i ujërave të zeza vijon të jetë shqetësues. Sipas AKM në qytetin e Durrësit, ujërat urbane shkarkohen në det, në zonën e Porto Romanos (Spitallë), në qytetin e Vlorës shkarkohen në det në zonën e Pyllit të Sodës, kurse në qytetin e Sarandës shkarkohen në kanalin e Çukës e më pas në det. 

1- Velipoja 

Raporti zbulon se në plazhin e Velipojës për vitin 2023, numri i stacioneve që i përkasin kategorisë A- cilësi e shkëlqyer e ujërave është më i ulët se vitet e mëparshme.

Numri i stacioneve të kategorisë B- cilësi e mirë të ujrave dhe i kategorisë C- cilësi e mjaftueshme për vitin 2023 është më i lartë se vitet e kaluara. 

“Pra ka një tendencë në ulje të cilësisë të ujrave duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të mirë”, thekson raporti. 

2- Shëngjini dhe Tale

Shëngjini ka më shumë se gjysmën e plazheve të ndotur. Sipas raportit në plazhin e Shëngjinit rezulton se 20% e stacioneve i përkasin kategorisë B dhe 20 kategorisë C, ndërsa 60% kategorisë D, pra kanë një cilësi të keqe dhe nevojiten masa. 

Raporti ngre si shqetësim se në vitin 2023 plazhi i Shëngjinit nuk ka asnjë stacion që i përket kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer, teksa është rritur ndjeshëm numri i stacioneve të kategorisë D.

Edhe plazhi Tale ka një tendencë përkeqësuese të cilësisë së ujërave.

Në vitin 2023, në Tale është rritur numri i stacioneve të Kategorisë B- cilësi e mirë dhe Ccilësi e mjaftueshme. Nuk ka asnjë stacion të kategorisë A- cilësi e shkëlqyer. Raporti vlerëson një tendencë në ulje e cilësisë të ujërave krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të mjaftueshme.

3 -Plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalzit

Në plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalzit 53% e stacioneve i përkasin cilësisë së keqe, pra kategorisë D dhe kërkohen masa të menjëhershme, duke pësuar edhe përkeqësimin më të madh pasi një vit më parë Durrësi kishte vetëm 14% të plazheve kategoria D- cilësi e keqe.

Nga 21 pika të monitoruara në Durrës, 11 kanë rezultuar të kategorisë D.

Stacionet që kanë cilësi të keqe janë: Plazhi Zhiron, Ura e Dajlanit, Plazhi Filadelfia, Kompleksi Tropikal, Pas kanalit (Plepa), Shkëmbi i Kavajës, Bar Hotel Hoti, Plazhi Benilva, Plazhi, Hotel Andi, Hotel Xixa, Kompleksi Xhardino.

Për gjirin e Lalzit, në periudhën 2020-2022, të gjitha stacionet i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave, pa ngarkesa mikrobike.

 Kurse për vitin 2023 ka ulje të numrit të stacioneve të kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer dhe rritjen e stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë.

4 -Plazhi i Kavajës

Plazhi i Golemit paraqitet gjithashtu problematik, 44.5% e plazheve i përkasin kategorisë B-cilësi e mirë, ndërsa 55,5% kategorisë D-cilësi e keqe.

Plazhet që kanë nevojë për masa të menjëhershme janë: Majami, Vjena, Golem-Kosmira, Vapori mbytur, Mak Albania.

Edhe për plazhin e Kavajës -Golem, vihet re tendencë në ulje e cilësisë të ujërave krahasuar me vitet e mëparshme.

Më problematiku shfaqet plazhi i Qerretit ku 100% e ujërave janë të ndotur dhe kërkohen masa të menjhërshme.

Referuar grafikut shihet një përkeqësim i cilësisë të ujërave krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të keqe. 

Edhe plazhi i Spillesë shfaqet tejet problematik, pasi 100% e stacioneve janë kategoria D, cilësi e keqe.

5- Plazhet e Semanit dhe Divjakës

Plazhi i Semanit dhe Darëzezës janë në kategoria A dhe B, cilësi e shkëlqyer dhe e mirë, mirëpo raproti  vërren edhe në këto plazhe përkeqësim.

Për vitin 2023 ka një ulje të kategorisë A-cilësi e shkëlqyer të ujërave, në krahasim me tre vitet 2020, 2021, 2022.

43% e plazheve janë kategoria A, 43% ajnë kategoria B- cilësi e mirë dhe 14%, kategoria  C- cilësi e mjaftueshme.

Në plazhin e Divjakës 33.3% e stacioneve janë kategoria A- cilësi e shkëlqyer,  33.3% B- cilësi e mirë dhe 33.3% C- cilësi e mjaftueshme.

Plazhet e Divjakës gjatë vitit 2023 rezultojnë të kenë ulje e cilësisë së ujërave në krahasim me vitet e mëparshme, të cilat i përkisnin kategorisë A Cilësi e shkëlqyer në të gjitha stacionet e monitorimi”, thuhet në raport. 

6 – Vlorë, Zvërnec dhe Orikum

Plazhi i Zvërnecit është i pastër sipas raportit, dhe i përket kategoria A.

Probleme shfaq Vlora, ku 40% e stacioneve, ose 4 nga 10 pika të monitorura, janë kategoria  D-cilësi e keqe/Masa të menjëherëshme.

Orikumi po ashtu ka një përkeqësim krahasuar me vitet e mëparshme.

67% e palzheve janë kategoria B-Cilësi e mirë dhe 33% C-Cilësi e mjaftueshme.

AKM vëren se për vitin 2023 nuk ka stacione të kategorisë A, duke paraqitur kështu, një tendencë në ulje krahasuar me vitet e kaluara. 

7 – Plazhet e Palasës, Dhërmiut, Jalës

Plazhi Palasës sipas raportit rezulton i pastër, renditet në kategorinë A. 

Për plazhin e Dhërmiut për vitin 2023, numri i stacioneve që i përket kategorisë A, është më të ulët se në vitet e kaluara. Numri i stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë, (33.3 %) është më i lartë se vitet e kaluara.

Plazhi i Jalës dhe i Livadhës kanë rezultuar  të pastër dhe i përkasin kategorisë A.

8 – Plazhi i Himarës

Eshtë  50% – cilësi e shkëlqyer dhe 50% – cilësi e mirë, duke shënuar një përkeqësim.

Vihet re një tendencë në ulje për tre vitet e fundit 2021-2023 krahasuar me periudhën 2016-2020 ku të gjtha stacionet e këtyre plazheve i përkisnin cilësisë së shkëlqyer.

Plazhi i Qeparoti është 100% kategoria B- cilësi e mirë.

Borshi po ashtu nuk ka shfaqur problematika, rezulton 100% kategoria A, së bashku me Lukovën.

9 – Saranda

Për vitin 2023 në plazhet e Sarandës, ka rritje të stacioneve që i përkasin kategorisë A -cilësi e shkëlqyer krahasuar me 2022. 

Numri i stacioneve të kategorisë D – cilësi e keqe/Masa të menjëherëshme, për vitin 2023 janë më të ulëta krahasuar me vitin 2022. 

Numri i stacioneve të kategorisë B- cilësisë së mirë të ujravet janë më të larta krahasuar me periudhën 2016-2020 dhe më të ulëta krahasuarme vitet 2021 dhe 2022. 

Raporti nënvizon se ka një tendencë në ulje të cilësisë së ujërave për tre vitet e fundit (2021-2023) krahasuar me vitet e mëparshme. 

Kanali i Çukës është kategoria D dhe ka nevojë për ndërhyrje dhe po ashtu Plazhi i Fëmijëve.

Ksamili rezulton 33.3% A-Cilësi e shkëlqyer dhe 66.7% B- Cilësi e mirë.

10- Lin Pogradec

As ujrat e liqenit të Pogradecit nuk i kanë shpëtuar ndotjes. Nga 8 pika të monitoruara, 4 prej tyre ose 50% e stacioneve kanë rezultuar problematike dhe i përkasin kategorisë D-cilësi e keqe.

25% janë B- cilësi e mirë, 12.5% , A- cilësi e shkëlqyer dhe 12.5%, C- cilësi e mjaftueshme.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *