Citizens Channel dëshiron të flasë me qytetarë, të cilët kanë përjetuar abuzim seksual në vendin e punës. Shpesh abuzime të tilla kalojnë në heshtje për shkak të presionit mbi vendin e punës, stigmës dhe paragjykimit, apo se shpesh faji bie mbi viktimën.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka pohuar se denoncimet në institucionin që drejton për këtë fenomen janë thuajse zero. Dëshirojmë ti japim zë historive tuaja, të cilat ndoshta deri më sot nuk keni dashur ti rrëfeni! Për këtë arsye fillimisht ju ftojmë të plotësoni formularin si më poshtë:
Ju mund të na shkruani gjithashtu në adresën e e-mailit citizenschannel@hotmail.com ose përmes rrjeteve tona sociale.