Në episodin e dytë të podkastit “Pezull”, bisedojmë me antropologun Nebi Bardhoshi mbi boshatisjen e fshatrave që po çon deri në zhdukje. Çfarë fshihet pas retorikës së re të qeverisë për turizmin dhe emigrimin? Si po ndikon kjo në identitetin dhe ekonominë tonë? Diskutojmë gjithashtu për kontrastin midis kullave të qytetit dhe fshatrave të zbrazura, si dhe integrimin e punëtorëve të huaj në vendin tonë. A është Shqipëria duke humbur rrugën e saj?
Ndiqni podkastin në kanalet tona:
Facebook:
You Tube:
Spotify“:
Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.