Në episodin e tretë të podkastit “Pezull,” së bashku me antropologun dhe kërkuesin shkencor Ervin Kaçiu, analizojmë valët e migrimit ndër vite dhe faktorët që kanë nxitur shpërthimin e valës së katërt, që po ndodh aktualisht. A mund të kompensojnë shifrat e hyrjeve gjatë sezonit turistik mungesën e politikave shpresëdhënëse për të frenuar largimin masiv? Cilat grupe shoqërore po ikin dhe si do të ndikojë emigrimi i trurit në të ardhmen e afërt të vendit?
Ndiqni podkastin në kanalet tona:
Facebook:
You Tube:
Spotify:

Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.