Pezull” do të analizojë migrimin në të gjitha dimensionet, duke çmontuar stereotipet dhe rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat e migrantëve, brenda dhe jashtë kufijve.
“Pezull” është një përgjigje e domosdoshme për të shpjeguar se pse sot mungojnë 490 mijë shqiptarë. Kampet në Gjadër dhe legjitimiteti i tyre janë pjesë e kësaj analize, po ashtu si dhe përpjekjet e diasporës për të votuar, sfidat e azilkërkuesve, historitë e grave migrante dhe sesi Shqipëria është kthyer në një vend trampolinë për refugjatët e përkohshëm.
Gazetari Gjergj Erebara na bashkohet për të diskutuar mbi të dhënat e Censusit, të publikuara më 28 qershor 2024. Diskutojmë rëndësinë e këtij procesi, vonesat në publikimin e të dhënave paraprake, dhe shifrat alarmante të emigrimit: 490 mijë qytetarë më pak.
Eksplorojmë gjithashtu kostot e këtyre largimeve dhe zgjidhjet e mundshme për të shmangur plakjen e parakohshme dhe zbrazjen e vendit.
Ndiqni podkastin në kanalet tona:
Facebook:
You Tube:

Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.