Citizens.al

“Qeveria tallet me pensionistët”

Këto janë që ne të kalojmë muajin të blejmë ilaçet, të paguajmë dritat, të paguajmë ujin, të paguajmë detyrimet, dhe e gjitha kjo është lëmosha e qeverisë sonë”, u shpreh Qani Shino, duke treguar me dorë 1kg oriz, një shishe qumësht dhe një bukë. 

Foto: Qani Shino përpara Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nga vendimi i qeverisë përfitojnë 791,257, të ndarë në dy kategori, 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqërisë dhe invaliditetit apo pensionet familjare dhe 68,613 janë pensionet nga programe dhe trajtime të veçanta të qeverisë si ish-ushtarakët, punonjësit e minierave apo naftëtarët, përfituesit e pensioneve të posaçme shtetërore dhe nga skemat suplementare.

Qani Shino është ish-minator dhe prej kohësh proteston për rritjen e pensioneve, miratimin e Statusit të Minatorit dhe miratimin e Minimumit Jetik. Për të, indeksimi që qeveria u bëri pensioneve është tallje. 

“Kemi dalë në pension nga miniera, kemi marrë një pension qesharak, na është bërë dhe indeksimi i pensioneve me kaq para, domethënë 25 lekë, 24 jo 25, 24 lekë në ditë i bie masa e indeksimit të pensioneve që po na bën qeveria, këto të meta ne i kemi nga të dyja krahët e politikës 34 vjeçare”, tha Qani Shino më, në aksionin e organizuar nga “Lëvizja Bashkë”.

Foto: Pensionistët lanë tek dera e Ministrisë produktet që blihen nga Rritja e pensioneve

Sipas indeksimit të qeverisë, pensionet në qytet rritem me rreth 752 lekë. Për pensionistët me pension mesatar do të marrë në tetor 18,993 lekë.

Ndërsa një pensionist në fshat, do të përfitojë 453 lekë më tepër, pra në muajin tetor pensioni mesatar për këtë kategori shkon në 11,504 lekë.

“E shpalli më në fund diktatori Rama indeksimin e pensioneve me 4.1% duke treguar dhe njëherë se ai i urren pensionistët ndryshe nga të burgosurit, kriminelët për të cilët ai shpenzon në muaj 900 euro”, tha Vladimir Dushniku pensionist dhe anëtar i Lëvizjes Bashkë.

Video: Sa u rritën pensionet?

Të dhënat e Citizens.al, të mbledhura nga një anketim online,  tregojnë se 87.5% e pensionistëve  nuk mbyllin dot muajin me pensionin e tyre dhe shumicën e parave e shpenzojnë për ilaçe.

Kur nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë, që një qeveri të tallet kaq shumë me pensionistët dhe të bëj sikur rrit pensionet që dua ta kujtoj sot që flasim nga më të ulëtat në Evropë në mos më të ulëtat në Evropë”, tha në fjalën e tij për mediat Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *