Citizens.al

Më pak regjistrime, aktivistët thirrje ministres: “Ku janë studentët?”

Foto: Erisa Kryeziu

“Ku janë studentët” ishte pyetja që iu bashkua pas shpine në Universitetin Politeknik të Tiranës, Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila po fliste për mediat në nisje të vitit të ri akademik.

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin adresuan sot përmes kësaj pyetjeje problematikat me të cilat po has sistemi arsimor në vend. Shumë degë drejt mbylljes, kuota ende të paplotësuara dhe zbrazje të universiteteve të rretheve.

“Këtë vit kemi rreth 20 mijë studentë të regjistruar, regjistrimi vijon edhe në dy javët e para. E rëndësishme është që edhe për degët e shkencave të natyrës dhe programet e hapura si kimia farmaceutike apo fizika kompjuterike kanë pasur interes nga studentët dhe këto degë do rijetësohen”, -tha Manastirliu për mediat.

Por gjatë fjalës së saj dhe pas mbarimit të deklaratës për mediat, aktivistë të Lëvizjes për Universitetin e kontestuan.

“Diplomat tuaja janë arratisje për të gjithë ne zonja Ministre. Po na trajtoni si emigrantë në vendin tonë,” – iu drejtua njëra prej aktivisteve ministres Manastirliu.

Ministrja Manastirliu i ftoi aktivistët në zyrë për të diskutuar, por ata u shprehën se “që në momentin që studenti trajtohet si klient në fakultet, bisedat me qeverinë janë mbaruar”.

Sipas të rinjve, prej kalimit të ligjit për arsimin e lartë, në vitin 2014, situata në arsim ka ardhur drejt përkeqësimit.

Problemet janë të njëjta, por edhe janë thelluar, në kuptimin që shumë degë janë drejt mbylljes, […] studentët sot e shohin fakultetin thjesht si një mundësi për ta ardhur drejt Tiranës dhe jo si një mundësi për të dalë profesionistë të së ardhmes,” – tha për Citizens.al Loreta Koleci.

Rreth 20 mijë studentë nisën universitetin të hënën. Rreth 70% e tyre janë regjistruar në universitetet publike.

Nga të dhënat zyrtare vihet re se nuk ka preferencë për degët e ashtuquajtura prioritare si mësuesia, shkencat e natyrës, bujqësia dhe inxhinieria.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Citizens Channel (@citizens.al)

Lexo gjithashtu:

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW