Në episodin e gjashtë të “Pezull”, Florian Haçkaj nga lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” flet për rëndësinë e votës së diasporës dhe sfidat e reja që ajo sjell. Mes vonesave institucionale dhe rrezikut të “patronazhimit të diasporës”, Haçkaj ndalet te mënyrat se si emigrantët mund të ndihmojnë në fuqizimin e demorkacisë në Shqipëri. Diskutimi përqendrohet edhe te ndikimi i propagandës në rrjetet sociale dhe rëndësia e bashkëpunimit midis shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit për të votuar në mënyrë të informuar dhe të përgjegjshme.
Ndiqni podkastin në rrjetet tona:
Youtube:
Facebook:
Spotify:
Podkasti Pezull është pjesë e nismës “Migrant Stories” të Citizens.al mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Albania , në kuadër të programit MATRA.
Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.