Në episodin e katërt të podkastit “Pezull,” së bashku me ekspertën e migrimit Eda Gemi, analizojmë një realitet të ri për Shqipërinë: Vendi po ndërmerr një eksperiment të paprecedentë duke hapur dyert për 36 mijë refugjatë në vit, në kampet që po ndërtohen në Gjadër. E para e këtij lloji në Evropë, kjo marrëveshje me shtetin italian, ngre hijet e dyshimit mbi të drejtat e njeriut dhe e pozicionon vendin tonë në një udhëkryq politik mes mikpritjes dhe sakrificës për një ëndërr evropiane.
A është ky një hap drejt së ardhmes, apo një kthim prapa për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor? A do ta shohin shtetet e tjera Evropiane Shqipërinë si një model të ri për menaxhimin e krizave? Bashkohuni me ne për të zbërthyer këtë marrëveshje që trondit kufijtë e zakonshëm të politikës dhe humanizmit.
Ndiqni podkastin në kanalet tona:
Facebook:
You Tube:
Spotify:
Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.