Citizens.al

Pensionistët për të tretën herë në protestë

Citizens/Një pensionist duke protestuar për pensione dinjitoze.

E mërkura pa sërish përpara Kryeministrisë grupimin “Pensionistët Bashkë” të cilët vijuan protestën e tretë për pensione dinjitoze.

Organizimi që nisi nga Sheshi Skënderbej u shoqërua me fjalime prej pensionistëve, përfaqësuesve të sindikatave dhe anëtarëve të “Lëvizjes Bashkë”.

Ata kërkojnë rishikim të pensioneve, miratim të minimumit jetik dhe të statusit të minatorëve.

Prej rreth një muaji qeveria ka nisur një seri takimesh publike me pensionistët për të adresuar çështjen. Por ajo u është shmangur takimeve apo diskutimeve me grupimin “Pensionistët Bashkë”.

Duke mbajtur një narrativë justifikuese qeveria e ka konsideruar të pamundur rritjen në mënyrë të konsiderueshme të pensioneve pa rishikuar skemën e kontributeve shoqërore.

Për këtë Kryeministri Rama u është drejtuar sipërmarrësve duke paralajmëruar pasoja fiskale për ata që vijojnë t’u shmangen deklarimeve tatimore.

Shqipëria numëron afërisht 791 mijë pensionistë prej të cilëve 92% e tyre përfitojnë pensione nga skema e detyrueshme e sigurimit shoqëror, invaliditetit apo pensioneve familjare, pjesa tjetër mbulohen nga programet e veçanta në kategoritë e ish-ushtarakëve, minatorëve, naftëtarëve etj.

Sipas indeksimit me 4.1% të qeverisë, pensionet në qytet u shtuan me rreth 752 lekë ndërsa në fshat me 453 lekë.

Mesatarisht pensionet në Shqipëri variojnë te 15,000-19,000 lekë, shifra që nuk i afrohen as minimumit jetik prej 20,000 lekësh në muaj.

Të dhënat e Citizens.al, të mbledhura nga një anketim online, tregojnë se 87.5% e pensionistëve nuk mbyllin dot muajin dhe shumicën e parave e shpenzojnë për ilaçe. Shumica tregoi se ndihmohen nga fëmijët.

Lexo gjithashtu:

Shfryhet rritja e pensioneve, të moshuarit mbeten nën minimumin jetik

Shëndetësia falas? Barra e barnave zhyt në mjerim pensionistët shqiptarë

Qeveria me “narrativë justifikuese” përballë pensionistëve

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW